Panorama Sport (Albania)

Klop: Futbolli luhet edhe me dyer të mbyllura

"I mrekullues­hëm edhe kështu, ne kemi nisur të luajmë pa tifozë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Magjia e futbollit mbe tet e paprekur, edhe në kohët e "COVID19", edhe me dyer të mbyllura, edhe me maska dhe festë me "bërryla". Jyrgen Klop, trajneri i Liverpulit, është i bindur për këtë në pritje për të rinisur Premier Liga.

NË RREGULL KËSHTU

"Të gjithë kemi nisur të luajmë pa tifozë përreth dhe e dashurojmë futbollin jo për atmosferën që është në stadiume", deklaroi tekniku gjerman gjatë një interviste për "BBC". "Duhet të luajmë me dyer të mbyllura për disa muaj, shpresojmë, por kjo nuk do thotë se futbolli nuk është ajo loja e mrekullues­hme që është". Ish-trajneri i Borusias së Dortmundit tregon se i ka ndjekur me kuriozitet ndeshjet e Bundesligë­s këtë javë, që u bë kampionati i parë në Europë që rinisi pas ndalesës së detyruar prej pandemisë. "Shpresoj që në Gjermani kjo rinisje të funksionoj­ë dhe në një moment të rifillojë edhe në Angli. Do jemi gati, nuk do të jemi në gjendjen tonë më të mirë, por në më të mirën e mundshme dhe kjo vlen për të gjitha skuadrat e tjera, duke parë që jemi në të njëjtën situatë. Pavarësish­t datës kur do rinisim, të gjithë do të kemi të njëjtën datë për t'u përgatitur dhe do jemi në gjendjen më të mirë të mundshme". Qendra stërvitore e të kuqve "Melwood" ka dy muaj e mbyllur, ndërsa ka funksionua­r vetëm për stërvitjet individual­e. Por prej ditës

së sotme ajo do të rihapet përsëri, ku do të rinisë stërvitja në grup. "Izolimin jemi përpjekur ta shfrytëzoj­më sa më mirë që të jetë e mundur. Ne e nisëm 8 javë më parë dhe tani të gjithë janë gati për t'iu rikthyer jetës së 're' normale. Mua më kanë munguar djemtë dhe kemi

krijuar një grup komunikimi me të gjithë njerëzit në 'Melwood', jo vetëm futbollist­ët, sepse kemi një marrëdhëni­e shumë të mirë dhe jemi bërë miq prej 4.5 viteve të fundit. Shiheshim shumë shpesh me 'Zoom' apo mjete të tjera komunikimi, por nuk është e njëjta

gjë sesi të shkosh çdo ditë në qendrën stërvitore dhe gjërat që bëjmë zakonisht dhe kjo është ajo që me të vërtetë më mungon". Të kuqtë janë vetëm dy fitore larg titullit të parë në 30 vite. Ata kryesojnë me 25 pikë të shkëputur nga Mançester Siti i vendit të dytë në 9 javët e mbetura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania