Panorama Sport (Albania)

Kielini: Klop kampion, ajo që Ramos i bëri Salahut ishte mjeshtëror­e

- PEP-MOU-KLOP

Xhorxho Kielini i këtyre kohëve ka zëvendësua­r duelet në fushë me ato në letër. Në librin e tij "Unë, Xhorxho", i botuar prej disa ditësh, fillimisht kapiteni i Juves hapi debat për zënkat nëdistancë me Felipe Melon dhe Balotelin, pastaj për kritikat për frazat ndaj Vidalit dhe Ramosit. Mbrojtësi i Realit është mes të parëve në listë. "Kur më kërkojnë se cili është mbrojtësi më i fortë në botë, unë përgjigjem Ramos. Atëherë mund tëthemi se Ramos është krejtësish­t i ndryshëm nga Kielini: është impulsiv, aspak taktik, është një që pëson 8-10 gola në sezon, unë nëse gaboj 2-3 raste, nuk jetoj më, ai është shumë më teknik, mund të bëjë sulmuesin, pra është krejt e kundërta ime", shkruan lideri i mbrojtjes së kombëtares italiane, që e merr edhe në"mbrojtje" për incidentin në finalen e Champions-it në Kiev, ku u akuzua se i nxori qëllimisht shpatullën Salahut në një dyluftim: "Ajo që i bëri Salahut është një lëvizje mjeshtëror­e. Ai,

Serxho mjeshtri, ka thënë gjithnjë se dëmtimi i tij ishte i paqëllimsh­ëm, por ishte i ndërgjegjs­hëm se duke u rrëzuar në atë mënyrë siç ai e bëri, pa ia lëshuar krahun gjatë rënies, në 9 nga 10 herë do të thyesh krahun e kundërshta­rit".

Një pjesë të mirë të librit të tij e zënë komentet për trajnerët. Në ekstraktin e parë të teknikëve të huaj janë Pep Guardiola, Zhoze Murinjo dhe Jyrgen Klop: "Nëse Guardiola do kishte drejtuar në Itali, ose një ditë do ta bëjë, atëherë konceptet e tij për mbrojtjen do të bëheshin me siguri më të mira. Diferenca me

kolegët e tij është shumë e qartë. Ka një marsh më shumë". Për Murinjon duartrokit­je të papritura: "Karizma e tij ka ndryshuar sportin tonë. Mua më pëlqen kush transmeton emocione, edhe pse si kundërshta­r e kam urryer, sportivish­t flas, sepse pasi përfundon beteja mbetet vetëm vlerësim. Ai është një personazh i madh". Por nëse flasim për vitin 2020, për Kielinin fiton trajneri i Liverpulit: "Në dy vitet e fundit kampioni i stolit është Jyrgen Klop. Çmendem kur e shoh gjatë nxehmjes së skuadrave teksa vendoset në qendër të fushës dhe vështron kundërshta­rët duke buzëqeshur me duart e kryqëzuara për një 15-minutësh të mirë". Nuk mungon as një detaj për trajnerine tij, Mauricio Sarri: "Diçka që askush nuk ka arritur t'ia ndryshojëë­shtë lidhja e tij me cigaren. Mund të shkosh të flasësh me të në zyrë vetëm përpara dushit, sepse kur të dalësh prej andej, do të qelbesh erë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania