Panorama Sport (Albania)

Stërvitje në 1 milion metra katrorë, Zidan shtrydh ekipin në “Valdebebas”

Zbor te Reali, vrap në çdo cep të qendrës stërvitore

-

Një stërvitje e tillë kishte kohë që nuk ishte parë në Madrid. Në seancën e gjashtë stërvitore (të shtunën) pas rikthimit nga izolimi për shkak të Koronaviru­sit, Zinedin Zidan dhe përgatitës­i i tij Gregori Dypo kishin përgatitur një surprizë për futbollist­ët e tyre. Me qendrën stërvitore të gjithën për vete (duke qenë se nuk ka aktivitete të tjera), Zidan vendosi t’i bënte zbor në kuptimin e parë skuadrës së tij. Mbi 1 milion metra katrorë në “Valdebebas” shërbyen që përgatitës­i fizik Gregori Dypo ta “shtrydhte” ekipin dhe t’u jepte atyre një ngarkesë më shumë sesa normalja. Ushtrime të shumta jashtë terrenit të lojës, nëpër shkallë, lulishte dhe perimetri përreth hotelit u përshkua me vrap. Duke qenë se dita e diel do të ishte pushim, të gjithë duhet të shkonin në shtëpitë e tyre me kalori të harxhuara.

SURPRIZA - Kur shkuan në qendrën stërvitore, lojtarët u befasuan kur morën këshillën që duhet të vishnin atletet e vrapit dhe do të duhet të djersitnin pak jashtë fushës së lojës. Në kushte normale, puna bëhet në fushat 1 dhe 2 të “Valdebebas­it”, por duke qenë se në këtë qendër stërvitore nuk ka asnjë tjetër, Dypo e përdori për vrap. Vrapuan në parkingun e sallës së konferenca­ve dhe në lulishtet e qendrës stërvitore. Ky është një territor jo shumë i njohur nga lojtarët e ekipit të parë, pasi aty kalojnë më shumë ata të akademisë. Që nga koha kur Pintus i stërviti lojtarët në shkallët e stadiumit “Bernabeu” pas pushimit të Krishtlind­jeve, lojtarët bënë një tjetër përgatitje larg terrenit të lojës. Dimensione­t e “Valdebebas­it” i lejojnë përgatitës­it që të

bëjnë një maratonë sepse është mbi 1 milion metra katrorë (1.2 ekzaktësis­ht), 40 herë më e madhe se stadiumi “Santiago Bernabeu”, 16 herë më e madhe sesa “Sheshi i Kuq” në Moskë, 2,7 herë më e madhe sesa shteti i Vatikanit. Përveç kësaj stërvitjej­e të lodhshme, lojtarët zhvilluan edhe një seancë

me topin, ku munguan Luka Joviç dhe Mariano Diaz. Ata bënë stërvitje vetëm në palestër. Lajmi i mirë është që Eden Hazard dhe Marko Asensio janë duke punuar me pjesën tjetër të skuadrës. Zidan e kishte lënë pushim ekipin ditën e djeshme, ndërsa sot rikthehen sërish në stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania