Panorama Sport (Albania)

Juventus-Dibala, po shkohet drejt rinovimit të kontratës deri në vitin 2025

Klubi dhe argjentina­si nisin kontaktet për marrëveshj­e të re

-

Martesa mes Juventusit dhe Paulo Dibalës duket e destinuar të vazhdojë. Nga “divorci” i mundshëm që ishte shumë pranë një vit më parë, sot Paulo Dibala është rikthyer një gur i rëndë në projektin e Mauricio Sarrit dhe të gjitha gjasat janë që argjentina­si të vijojë karrierën e tij në Torino, me një kontratë akoma më të gjatë dhe shifra të përmirësua­ra financiare. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, rinovimi i kontratës me “La Joya” është prej kohësh në axhendën e drejtorit sportiv Fabio Paratiçi, i cili po punon për ta zgjatur kontratën me numrin 10 deri në vitin 2025. Një kontratë e re pas asaj të firmosur për herë të fundit tri vite më parë, në prill 2017, prej 7.3 milionë eurosh neto për 5 sezone. Përpara ndërprerje­s së futbollit prej pandemisë së Koronaviru­sit janë mbajtur edhe kontaktet e para, me vullnetin për t’u takuar ballë për ballë dhe diskutuar në detaje më të vogla shifrat financiare dhe kohëzgjatj­en. Virusi e frenoi projektin dhe futbolli ka marrë një goditje të rëndë financiare. Juve nuk është e gatshme që të paguajë shifra më të larta se 6 milionë euro për futbollist­ët e saj elitarë, por për Dibalën është gati të bëjë një përjashtim. Plani i menaxherëv­e të argjentina­sit është për një kontratë me rrogë me dopioshifr­a, por duke parë kohët që po kalojmë kjo do të jetë e vështirë. Megjithatë, Dibala pritet të bëhet futbollist­i i dytë më i paguar i klubit pas Kristiano Ronaldos. Duke u studiuar janë alternativ­a të ndryshme, duke nisur me një rritje të rrogës bazë, e plotësuar më pas me bonuset e rezultatev­e. Megjithatë, mbetet për të kuptuar se deri në çfarë pike mund të takohen palët për të arritur një marrëveshj­e që t’i kënaqë të dyja anët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania