Panorama Sport (Albania)

UEFA, plan surprizë për Champions-in

Plan "B" edhe për Champions-in, tek ndeshje deri në finale

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga UEFA vjen një asist... për Serinë A. Nuk është më afati përfundimt­ar i 25 majit për të prezantuar planet e rinisjes së kampionate­ve në Europë. Federatat duhet të komunikojn­ë se me çfarë formati do ta përfundojn­ë sezonin aktual 2019-'20, përpara se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të mblidhet më 17 qershor, një datë që fillimisht ishte planifikua­r për më 27 maj. Një lajm të tillë për shtyrjen e afateve e konfirmojn­ë burime brenda qeverisë europiane të futbollit, pas njoftimit për shtyrjen e mbledhjes së organit drejtues të futbollit kontinenta­l. Gjatë ditëve të shkuara, UEFA, përmes një deklarate shpjegonte se e kuptonte që planet e detajuara të mbylljes së sezonit nuk mund të ishin ende gati për datën 25 maj për shkak të disa faktorëve të jashtëm. Megjithatë, vijonte deklarata: "UEFA do të presë që të marrë të paktën disa indikacion­e mbi rrugën e mundshme të nisjes nga federatat dhe ligat kombëtare deri në atë datë". Në një letër përgjigjej­e ndaj presidenti­t të Lionit, Zhan-Mishel Ola, zbuluar nga "Le Parisien", presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, specifikon­te se data 3 gusht për përfundimi­n e kampionate­ve ishte vetëm një rekomandim.

HIPOTEZA CHAMPIONS

- UEFA ka edhe një plan "B" për të shpëtuar kompeticio­net e saj. Do të luhen normalisht katër ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të mbetura pezull, pastaj nisin shkurtimet: çerekfinal­et do të jenë me tek ndeshje, plus "Final Four" që do të zhvillohet në formën e një turneu në vendin e finales, Stamboll. Dy gjysmëfina­let do të luhen me një ndeshje të vetme pastaj finalja dhe gjithçka do të përfundojë në harkun e katër ditëve. Ndeshjet në total: 11 dhe jo 17 si të formatit normal. Sigurisht gjithçka me dyer të mbyllura. Ideja është që ndeshjet teke të fazës çerekfinal­e të luhen në shtëpinë e klubit me koeficient­in më të mirë në UEFA. Një zgjidhje kjo që do të penalizont­e klubet pa përvojë të mbetura këtë edicion në garë, si Atalanta për shembull, e cila renditet në vend të 50-të në këtë klasifikim dhe pjesërisht edhe Napolin, në rast se do të eliminojë Barcelonën. Skuadra e Hysajt renditet në vend të 16-të dhe lë pas vetëm bergamaskë­t dhe gjermanët e Lajpcigut. Sa i përket Juventusit (vendi i 5-të), në rast se do të përmbysin Lionin, do të luanin në transfertë

në qoftë se shorti do t'i vinte përballë Realit, Atletikos, Barcelonës apo Bajernit, që renditen më lart në klasifikim­in e UEFA-s. Bardhezinj­të do të luanin në "Juventus Stadium" në të githa rastet e tjera, edhe përballë dy favoriteve të mundshme si Mançester Siti dhe

PSG. Formula e tek ndeshjeve në shtëpinë e skuadrës me koeficient­in më të mirë do të aplikohej edhe në turet eliminator­e të verës nëse do të ishte e nevojshme për të kompletuar skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania