Panorama Sport (Albania)

Cili erdhi më parë, “COVID”-i apo çmimi për stadiumin “Air Albania”...

"Ndofta nuk është më i bukuri në Ballkan, këtë mund ta thonë vetëm të huajt, por nuk ka diskutim që është ndër më të gjatët. Madje, gojët e këqija thonë se gjatësia e stadiumit është shenjë servilizmi ndaj shefave të politikës".

- Nga GËZIM SINEMATI

Që stadiumi "Air Alba nia" do të merrte çmim ndërkombët­ar, ky ishte si një bast që e ke të vdekur fundin e...

Që stadiumi "Air Albania" do të merrte çmim ndërkombët­ar, ky ishte si një bast që e ke të vdekur fundin e ndeshjes, por që do ta fitonte te "thembra e Akilit", tamam tek arkitektur­a e tij, për këtë askush nuk mund të vërë dorën në zjarr... Duket si një rofeshatë në një lojë arkitektur­ore, kur pika më e diskutuesh­me e një impianti shndërrohe­t në një triumf brenda një... diplome. I lindur në kohë virusi apo vazhdim i një përralle që s'mbaron dot, ky çmim paska ardhur me "këmbët e veta". Asnjë kokërr leku nuk kemi dhënë këtë radhë për çmimin. Dhe, bashkë me të, s'mund të mungonte pyetja klasike: Si ka mundësi që sytë tanë nuk shohin si sytë e botës? Çfarë miopie kolektive kur na duket si një impiant në versionin "kuti peshku", që nuk merr frymë nga shtrëngesa ku është futur... Ka nga ata që jetojnë për bukuri me sindromën e çmimeve të trukuara dhe thonë, madje betohen, se ky nuk do të jetë çmimi i fundit. Po, pse u pataks kjo juria e fundit me projektin e stadiumit tonë? Ndofta nuk është më i bukuri në Ballkan, këtë mund ta thonë vetëm të huajt, por nuk ka diskutim që është ndër më të gjatët. Madje, gojët e këqija thonë se gjatësia e stadiumit është shenjë servilizmi ndaj shefave të politikës. Por, a mjafton kjo veçori për të merituar një vend nderi në podin fitues të arkitektur­ës së stadiumeve? Ka edhe diçka tjetër, që tentohet të mbahet sekret, një shifër që zbulon se stadiumi "Qemal Stafa" mbetet ende "gjallë", edhe pse është poshtë atij tjetrit me ermin "Air Albania". Tribuna kryesore nuk mban dot më shumë njerëz se stadiumi i vjetër, për shkak të një "mrekullie" ndërtimore që quhet faqe kallkan. Një shpikje, e cila në gjuhën e futbollit mund të pagëzohej si "një huq prej betoni"...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania