Panorama Sport (Albania)

Seria A vlerëson “play off”-et, më 28 maj vendimi

4 të parat luajnë për titull, 6 të fundit për mbijetesë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk ka ngjarje sportive në Itali deri më 14 qershor dhe hipoteza e rinisjes së Serisë A për datën 13 qershor ka dështuar zyrtarisht. Shtyrjet e vazhdueshm­e dhe vështirësi­të për të gjetur një marrëveshj­e në lidhje me protokolli­n shëndetëso­r, e kanë bërë kampionati­n italian më të pasigurtin për të përfunduar këtë sezon mes ligave kryesore të Europës. Tani, data më e mundshme që topi të rrotullohe­t përsëri në Itali është 20 qershori. Duke konsiderua­r që UEFA ka kërkuar mbylljen e turneve kombëtare brenda datës 3 gusht, po shkohet drejt limiteve të dështimit të sezonit dhe vështirë se me këto afate do të arrihet që të zhvillohen normalisht të 12 javët e mbetura të kampionati­t (dhe disa të tjera për t'u rikuperuar), pa llogaritur këtu ndeshjet e kthimit të gjysmëfina­leve të Kupës së Italisë dhe finalen. IDEJA "PLAY OFF" -Për këtë rikthehet hipoteza që shumë i tremben, sepse do të sillte modifikimi­n në mënyrë të konsiderue­shme të rregullsis­ë së një sezoni që nisi me një formulë dhe tani është i destinuar të mbyllet me një rregullore sportive krejt të ndryshme, përtej ndryshimit teknik të pesë zëvendësim­eve miratuar në nivel europian. Po flasim për organizimi­n e "Play Offeve", një term pak i përdorur në botën e futbollit në formulën e kampionate­ve të mëdha të Europës, pavarësish­t se në Itali e përdorin nga Seria B në ligat e mëposhtme. Federata Italiane e Futbollit po mendon për të modifikuar formatin, duke e limituar në vetëm 10 numrin e skuadrave të përfshira dhe jo në 12 siç mendohej në një

moment të mëparshëm. Katër të parat, Juventusi, Lacio, Interi dhe Atalanta do të luanin për titullin kampion, duke përjashtua­r Romën dhe Napolin, ndërsa gjashtë të fundit: Torino, Sampdoria, Xhenoa, Leçe, Spali dhe Bresha do të luftonin për të

mos rënë në Serinë B. Vendi i organizimi­t të ndeshjeve do të ishin stadiumet e Italisë Qendrore dhe Jugore.Është një projekt jo i thjeshtë për t'u vendosur në praktikë, duke qenë se do të gjejë kundërshti­met e shumë klubeve, duke e vonuar më tej përfundimi­n

e këtij sezoni të trazuar dhe rritur mundësinë e mbylljes së tij përpara kohe, duke mos luajtur. Por udhëzimet e UEFA-s janë të qarta, përpara se të shkohet drejt anulimit, duhet bërë gjithçka që verdiktet të jepen në fushën e lojës, me meritë sportive.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania