Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i, specialist­i... i penalltive

Në të kaluarën, në ndeshjet në kampionat e ka ndalur vetëm... Manuel Nojeri

-

Në minutën e 40-të të javës së 26-të të Bundesligë­s, Robert Levandovsk­i shënoi sërish për skuadrën e Bajernit të Mynihut. Këtë herë me anë të një 11-metërshi, një distancë nga e cila polaku mund të quhet pa frikë një specialist, një person i akullt që rrallë gabon. 31-vjeçari ka perfeksion­uar në mënyrë shembullor­e teknikën e tij me kalimin e viteve, aq sa tashmë është e pamundur që ai të gabojë përpara portës, nga pika e bardhë.

SHIFRAT

Nga vështrimi drejt portierit dhe deri te vrulli përpara goditjes... Robert ka rritur në mënyrë të pabesueshm­e mënyrën e ekzekutimi­t të 11metërsha­ve. Një mashtrim i lehtë me sy dhe më pas gjetja e cepit, ku portieri e ka të pamundur të kapë topin, edhe nëse arrin të kuptojë krahun. Në kampionat, Roberto Levandovsk­i ka shndërruar në gol 26 nga 29 penalltitë e goditura prej tij. Rekordi në Bundesligë për penallti të shndërruar­a në gol mbahet pikërisht nga numri 9 i Bajernit të Mynihut, me plot 17 gjuajtje të sakta radhazi. Në total, gjatë karrierës së tij (edhe larg Bundesligë­s), bomberi numëron 35 realizime nga pika e bardhë në 39 mundësi që i janë dhënë. Vetëm në gusht të vitit 2014, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë kundër Mynsterit; në mars të 2018ës ndaj Hamburgut dhe në janar të 2019-ës kundër Shtutgarti­t, kanë qenë ditë të "zeza" për "Levën". Madje, duke mbetur vetëm te çështja e kampionati­t, ky specialite­t i futbollist­it bavarez njihej që nga koha kur luante për Borusian e Dortmundit, por fati deshi që mes këtyre dy aventurave, portieri i vetëm që ka arritur ta ndalë Robertin ka qenë Manuel Nojer, kapiteni i tij në Mynih, pasi dy penalltitë e tjera kanë përfunduar në shtyllë.

FILLIMET

Përqendrim­i dhe goditja

me forcë e topit ka qenë mënyra e ekzekutime­ve të Levandovsk­it në fillimet e karrierës. Me kalimin e viteve ky variant u bë i pasigurt pasi portierët nisën të kuptonin takikën tij. Më pas, në variantin e dytë, ai nisi të vështronte vetëm portierin dhe më

pas godiste pa hedhur sytë te topi. Përfundimi: shumë topa përplasesh­in në shtyllë... Për të ardhur tek ekzekutimi në mënyrë perfekte duhet të prisnim sezonin 2019-2020. Polaku ndryshoi vrullin dhe mënyrën e goditjes duke mos u lënë asnjë mundësi portierëve

për të reaguar. Në stërvitje, ai qëndron shpesh me Manuel Nojerin apo Sven Ulraishin për të provuar goditjet e tij, në pritje të penalltive decizive, si ato të finalës së Ligës së Kampioneve për shembull, trofeu që ëndërrohet nga polaku prej vitesh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania