Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj: Humba dy muaj jetë, ja pse besoj te titulli

"Dëmtimin e kam kaluar dhe jam gati, do të jetë luftë deri në sekondën e fundit kundër Tiranës"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka nisur zyr tarisht stërvitjen të hënën në Elbasan dhe futbollist­ët kanë filluar të marrin ngarkesat e para. Nënkampion­ët besojnë te titulli dhe prandaj e kanë marrë shumë seriozisht rinisjen e kampionati­t. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", është sulmuesi kryesor i Kukësit, autori i 16 golave në kampionat, i cili tregon ditët pa futboll dhe flet për rinisjen e stërvitjes dhe situatën e Kukësit. Autori i 16 golave këtë kampionat ishte edhe futbollist­i më i prekur nga karantina, pasi për 60 ditë u ngujua mes Barcelonës në Spanjë dhe një hoteli në Durrës. Ai shpreson dhe beson deri në fund te titulli dhe për këtë ka edhe një sfidë me veten për të shënuar të paktën 5-6 gola më tepër dhe për të kaluar shifrën 20 në total. Sa për dëmtimin, shtatlarti thekson se e ka kaluar, pasi pasojat e karantinës e zgjatën në kohë rikuperimi­n e problemit në ligamentin e gjurit. Vasil, nga karantina në Spanjë te rikthimi në Shqipëri dhe sërish i izoluar deri diku në Durrës. Cila ishte ndjesia e kësaj situate të papreceden­të?

Natyrisht ky është një nga momentet më të vështira të jetës sime. Veçanërish­t në anën psikologji­ke kjo situatë nuk është e thjeshtë, sidomos për një sportist që është aktiv çdo ditë. Pa diskutim këto janë dy muaj të humbur nga jeta ime dhe nuk kthehen më mbrapsht. Ishte një kohë e vështirë, e papërjetua­r më parë, por falë Zotit çdo gjë duket se po kalon dhe unë, familja, miqtë e të afërmit e kaluam pa dëme epidemiolo­gjike. Shpresoj që të mos ndodhë më kurrë një gjë e tillë. Besoj se kur jeni takuar me shokët e skuadrës në stërvitjen e parë, jeni ngacmuar jo pak pas kësaj "burgosjeje"...?

Ka pasur shumë batuta nga shokët e ekipit dhe nga familja. Të gjithë më thoshin: "Kur do të kthehesh mbrapsht?" Natyrisht që u bënë merak dhe me kontaktoni­n përditë. Nuk është njëlloj si të ndodhesh në vendin tënd dhe në një shtet të huaj i vetëm. Më të rëndë e bënte situatën momenti i pikut të Koronaviru­sit gjatë qëndrimit në Spanjë.

Në momentin e ndërprerje­s së kampionati­t ju kishit pësuar një dëmtim. A jeni tashmë gati?

Pas asaj që kaluam, them se jam mirë. Stërvitja do të intensifik­ohet dhe çdo ditë do të marrim ngarkesë sipas programit. Mendoj se e kam kaluar dëmtimin plotësisht, sepse çdo ditë që kalon ndihem më mirë. E njoh veten time dhe trupin tim, kështu që besoj shumë se do të jem plotësisht i gatshëm kur të rinisë kampionati më 3 qershor.

Pas kaq shumë kohësh pushim, sa e vështirë do të jetë rinisja?

Rinisja natyrisht është pak e vështirë dhe e sikletshme, pasi stërvitja dhe ushtrimet që ne kemi bërë në shtëpi nuk janë njëlloj me ato në fushë. Pra, nuk kanë efekt të njëjtë. U druhemi dëmtimeve, pasi kur ke kaq kohë pa dalë në fushë, do të jenë prezente. Por, nga puna e stafit dhe e të gjithëve neve shpresojmë që askujt mos t'i ndodhë gjë. Si e shikoni garën me Tiranën, që ka një distancë sigurie prej 9 pikësh...?

Ne do të luftojmë për titull derisa të na lejojë matematika. Nuk dorëzohemi, por do punojmë fort dhe do luftojmë deri në sekondën e fundit. Shpresojë që fati dhe rezultatet të jenë me ne. Kemi grup të mirë, jemi të bashkuar dhe vazhdojmë të shpresojmë dhe besojmë më shumë se kurrë.

Normalisht që një sulmues kërkon të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmojë ekipin, por që ashtu siç e kam deklaruar edhe në javët e para të kampionati­t, dua ta kaloj shifrën e 20 golave këtë sezon. Të shënoj 5-6 gola të tjerë do të jetë shumë mirë. Së pari, dua ta ndihmoj ekipin që të fitojë, ky është prioriteti im, pastaj të shënojë. Gjithsesi, shpresoj shumë të arrijmë objektivat e klubit, sepse ata janë parësorët, pastaj vjen aspekti individual. Keni shënuar 16 gola. Sa është shifra që mendoni se mund të arrini në 10 ndeshjet e mbetura të kampionati­t?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania