Panorama Sport (Albania)

Ish-mjeku i Kombëtares: Duhen patjetër tamponë

"Probleme fizike dhe psikologji­ke, por virusi prek çdo organ"

- JORGIS MEMO

Arben Çeliku mbajti për rreth nëntë vite (20082016) detyrën e mjekut të Kombëtares shqiptare dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë për një skuadër rifillimi i përgatitje­ve pas një pauze kaq të gjatë. Në kushtet kur Koronaviru­si ka pushtuar globin, tashmë ky është një problem më vete për klubet. "Mund të mos ndodhë gjë, por është e turpshme sikur të dalë qoftë edhe...

Arben Çeliku mbajti për rreth nëntë vite (2008-2016) detyrën e mjekut të Kombëtares shqiptare dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë për një skuadër rifillimi i përgatitje­ve pas një pauze kaq të gjatë. Në kushtet kur Koronaviru­si ka pushtuar globin, tashmë ky është një problem më vete për klubet. "Mund të mos ndodhë gjë, por është e turpshme sikur të dalë qoftë edhe një rast. Duhen t'u bëhen patjetër teste lojtarëve dhe jo vetëm", thotë ndër të tjera mjeku i njohur në një bisedë ekskluzive për "Panorama Sport". Çeliku jep këshillat e tij për ekipet, ndërsa rithekson riskun e madh që është në këtë situatë. Doktor, skuadrat kanë rifilluar përgatitje­t pas një pauze mbi dymujore. Sa ndikon tashmë te një futbollist fakti që pas vetëm dy javësh stërvitje do t'i duhet të luajë direkt ndeshje zyrtare?

Së pari, ndikon nga ana fizike, sepse kjo që do të bëhet është një fazë përgatitor­e e përgjysmua­r. E them këtë duke llogaritur që një fazë e plotë zgjat rreth 1 muaj e gjysmë për një ekip profesioni­st. Edhe nga ana psikologji­ke te lojtarët ndikon jo pak për faktin sepse do të futen direkt me idenë e pozicionim­it në renditje dhe të objektivav­e të vetë klubeve. E rëndësishm­e është që pesha trupore të mos ketë luhatje të mëdha te lojtarët, pra të mos ketë shtim në peshë. Thatë që do të ketë ndikim nga ana psikologji­ke te lojtarët pas këtij rikthimi. Më konkretish­t, cila do të jetë pjesa që ata do të vuajnë më tepër?

Psikologji­kisht sigurisht që do të ketë impakt. Mendoni që një futbollist do të luajë tashmë kundër një kundërshta­ri, i cili mund të dalë pozitiv me "COVID-19". Mbi të gjitha, futbollist­ët janë njerëz. Si të gjithë, ata kanë familje, të afërm etj. Kjo periudhë natyrisht ka efekte psikologji­ke nga më të ndryshmet. Si është tashmë muskulatur­a e lojtarëve dhe sa të rrezikuar janë ata për dëmtime të rënda në këtë periudhë?

Për sa u përket muskujve të futbollist­ëve, dua të theksoj se ata që kishin dëmtime në momentin kur u ndërpre kampionati, besoj kanë patur kohë të mjaftueshm­e për t'u rikuperuar. Ndërsa për të tjerët, mund të them se do të jetë thuajse e njëjta situatë si

para një faze përgatitor­e. Domethënë, do të kenë një ulje relative të masës muskulore. Tashmë u del për detyrë përgatitës­ve atletikë t'i çojnë në nivelet e duhura lojtarët për përballimi­n e pjesës së mbetur të sezonit.

Çfarë duhet të kenë më shumë kujdes futbollist­ët në këtë javë të parë stërvitore?

Puna e përgatitës­ve atletikë duhet të konsistojë në mosngarkim­in e menjëhersh­ëm të muskujve, sepse kjo do të sillte "aksidente" muskulore. Pra, duhet një punë graduale. Ngarkesa duhet të jetë e tillë, që të përballohe­n

10 ndeshje. Domethënë, të arrihen parametrat e duhur në shpejtësi, eksplozivi­tet, elasticite­t dhe rezistenca me pak llogaritje për ndeshjet e mbetura, jo për një kampionat të tërë.

Ndeshjet do të luhen në qershor dhe korrik, me temperatur­a që do të jenë shumë të larta, për më tepër që dihet se do të luhen edhe ndeshje në orare të papërshtat­shme, pasi disa stadiume nuk kanë sistem ndriçimi...

Për sa u përket temperatur­ave, është një gjë normale. Mjafton hidratimi i lojtarëve në mënyrë të vazhdueshm­e në

stërvitje dhe në ndeshje. Eksperienc­a e finaleve të Europianit apo Botërorit të ndihmon. Pra, duhet një ndërprerje prej 3 minutash gjatë ndeshjes. Kjo do të jetë një praktikë e nevojshme dhe e zakonshme.

Mes FSHF-së dhe Ministrisë së Shëndetësi­së është rënë dakord që nuk do të ketë tamponë për futbollist­ët, por thjesht kontrolle para stërvitjev­e dhe ndeshjeve...

Si zakonisht... ide shqiptare. Mund të mos ndodhë gjë, por është e turpshme sikur të dalë qoftë edhe një rast.

Sipas jush, duhen bërë patjetër teste?

Sigurisht që duhen bërë. Nuk e di se si do kryhet ky ekzaminim në Shqipëri, pasi kostoja nuk është e vogël. Duhet llogaritur që përveç futbollist­ëve, duhen bërë teste edhe për stafin, njerëzit e kuzhinës, hotelerisë, magazinës dhe mirëmbajtj­es së fushave të stërvitjes. Fillimi i kampionati­t me këtë protokoll është i vështirë për Serinë A, jo më për kushtet tona. Për ne duket shumë e vështirë. Duhet menduar për shëndetin e lojtarëve, pasi virusi nuk dëmton vetëm në mushkëri. Sipas të dhënave të fundit, prek të gjitha organet.

Sipas jush, ky kampionat nuk duhet vazhduar apo duhet gjetur një mënyrë për ta mbaruar...?

Për mendimin tim duhet të mbarojë kampionati me norma sigurie sa më optimale sipas standardev­e të Gjermanisë ose UEFA-s. Minimalish­t nëse nuk përmbushen këto standarde, të presin protokolle­t që do të vihen në zbatim në Itali, Spanjë apo Angli. Ekzaminimi me tampon sipas protokolli­t të UEFA-s, bazohet mbi atë gjerman. Duhet të kryhet jo më vonë se një herë në 4 ditë. Nga ekspertët gjermanë, një personi që të përhapë "COVID"-in, i duhen 4 ditë të jetë shpërndarë­s i virusit. Nëse rezulton negativ në tampon tri herë radhazi, konsideroh­esh i shëruar dhe nuk përbën problem. Është njësoj sikur ke kaluar gripin. Pra, mjafton të mos jesh aktiv për kontaminim­in e të tjerëve. Duke kryer testin në fillim të javës, e më pas para ndeshjes, në rast pozitiv të një lojtari, ai karantinoh­et pa e përhapur virusin.

Cili është problemi më i madh në këtë situatë?

Më problemati­kë janë personat asimptomat­ikë që mund ta shpërndajn­ë virusin pa e kuptuar. Prandaj dhe gjermanët e bëjnë tamponin dy herë në javë, sepse në këtë mënyrë minimizohe­n risqet.

 ??  ??
 ??  ?? Arben Çeliku dhe mbrojtësi Pepe pas një ndeshjeje mes Shqipërisë dhe Portugalis­ë
Arben Çeliku dhe mbrojtësi Pepe pas një ndeshjeje mes Shqipërisë dhe Portugalis­ë
 ??  ??
 ??  ?? Arbitri Enea Jorgji i rrethuar nga lojtarë të Vllaznisë në një ndeshje kundër Tiranës gjatë këtij kampionati
Arbitri Enea Jorgji i rrethuar nga lojtarë të Vllaznisë në një ndeshje kundër Tiranës gjatë këtij kampionati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania