Panorama Sport (Albania)

Takaj mbledhje me ekipin, Imami: Mund ta kemi kaluar virusin

"Respektoni protokolli­n, mblidhni forcat për të përballuar vapën dhe ngarkesat e mëdha"

- LLAZI SARO

Në ditën e parë të përgatitje­ve, lojtarët e Skënderbeu­t janë këshilluar për të zbatuar me rigorozite­t protokolli­n. Jo vetëm stafi mjekësor dhe trajneri Ilir Daja, por edhe vetë presidenti Ardjan Takaj është mundur që të mobilizojë ekipin për të përballuar këtë situatë anormale. Numri një i klubit ka qenë vetë prezent në grumbullim, ndaj ka përfituar për të bërë mbledhjen e parë pas shkëputjes së kampionati­t.

KËSHILLAT

Burime të sigurta thanë për "Panorama Sport" se më së shumti ka qenë një fjalim këshillues dhe ndërgjegjë­sues, duke u lënë të kuptohet se për klubin ka më shumë rëndësi shëndeti i futbollist­ëve. "Pas një shkëputjej­e të gjatë, më në fund u rikthyem. Por, e dimë tashmë se jemi në një situatë krejt tjetër nga ajo e zakonshmja. Mund të them se tani është shumë e rëndësishm­e që të kujdeseni për shëndetin tuaj. Prandaj ju ftoj që të gjithëve të zbatoni me përpikëri protokolli­n e dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me masat paraprake të kujdesit shëndetëso­r në një gjendje të tillë. T'i qëndrojmë sa më rigorozë këtij plani dhe të mbajmë kujdesin maksimal. Kjo është më e rëndësishm­e se gjithçka tjetër, shëndeti ynë dhe i të gjithëve është parësor", mësohet të ketë thënë fillimisht Takaj gjatë fjalimit të tij.

SYNIMET

Presidenti nuk e la me kaq, pasi është munduar që të rrisë edhe moralin e të tijve në prag të nisjes së pjesës së mbetur të

kampionati­t. Edhe pse koha për t'u përgatitur është pak, pritshmëri­të e kreut të klubit janë të mëdha. Ai ka kërkuar angazhim maksimal prej gjithsecil­it në seancat stërvitore të këtyre dy javëve, pasi vetëm kështu mund të përballohe­t ngjeshja. "Do t'ju kërkoj

që të punoni fort këto dy javë, pasi na pret një fundsezon i ngarkuar. Për shkak të ndalesës duhet të luajmë ndeshje të ngjeshura dhe në një klimë jo të favorshme, por të nxehtë. Do të duhet të jemi gati që të gjithë. Për shkak se ndeshjet do të jenë shumë afër

njëra-tjetrës, do të duhet që të gjithë të jeni të gatshëm, prandaj le të marrim ngarkesën e duhur e të mundohemi të shmangim dëmtimet. Do të kemi nevojë për të gjithë ju. Kur u vendos ndërprerja e kampionati­t, ishim në një formë të shkëlqyer fizike dhe po merrnim

rezultate. Të punojmë sërish fort që të rikthehemi atje ku ishim. Cilësitë i kemi dhe e treguam që i kemi. Tani duhet vetëm të punojmë", ka thënë mes të tjerash presidenti i Skënderbeu­t gjatë kësaj mbledhjeje, e cila është e para që pas shpërthimi­t të pandemisë.

 ??  ??
 ??  ?? Ardjan Takaj, gjatë mbledhjes së zhvilluar me ekipin
Ardjan Takaj, gjatë mbledhjes së zhvilluar me ekipin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania