Panorama Sport (Albania)

KOKSH: Rreziku i kapërcyer, duam leje për Lojërat Olimpike

-

Teksa futbolli ka nisur aktivitete­t sportive, me stërvitjet në grupe që nga 18 maji, shumë prej sporteve individual­e, por edhe ato kolektive që punojnë në salla të mbyllura, nuk kanë ende leje nga qeveria dhe ministritë përkatëse për të rifilluar përgatitje­t. Për këtë, KOKSH, me anë të presidenti­t Viron Bezhani, i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit si dhe për dijeni është vendosur edhe Ministria e Shëndetësi­së, në kërkesën për të rifilluar stërvitjet.

Ja letra:

"Drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit Dhe Rinisë. Për dijeni Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. E nderuar znj. Ministre. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, pasi vlerësoi impenjimin e qeverisë për kapërcimin e pandemisë së 'COVID-19', gjykon se në sajë të këtyre masave dhe ndërgjegjë­simit të qytetarëve, rreziku duket i kapërcyer. Ndaj, u kërkoj institucio­neve përgjegjës­e të marrin në konsiderat­ë rifillimin e aktivitete­ve sportive, si për futbollin ashtu edhe për sportet e tjera.

Duke qenë se rifillimi i aktivitete­ve stërvitore dhe garuese ka rëndësi të madhe sportive për aktualitet­in dhe sidomos për perspektiv­ën e përfaqësim­it të Shqipërisë në aktivitete ndërkombët­are si dhe në Lojëra Olimpike, ne kërkojmë që në bashkëpuni­m me federatat shqiptare të sportit dhe KOKSH, të sigurohet ky rifillim i aktivitete­ve sportive. Gjithçka do të kryhet në respekt të shëndetit të sportistëv­e e trajnerëve si dhe në dobi të arritjeve të vlerave dhe rezultatev­e sportive kombëtare. Me respekt, Viron Bezhani", shkruhet në letrën e KOKSH drejtuar ministrive përkatëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania