Panorama Sport (Albania)

"Na e mohuan titullin në '89-ën, ja privilegje­t e Tiranës"

-

Ka qenë ish-portieri i Partizanit dhe Kombëtares, Perlat Musta, që në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" hodhi dritë për një ngjarje të ndodhur para 31 vitesh. Ka kontribuar me të kuqtë për 17 vite, por Musta tregon se shpikja e normave bëri që Partizanit t'ia mohonin titullin në 1989ën: "Kampionati atë sezon zhvillohej me tri faza. Përpara fillimit të fazës së tretë u shpikën normat në periudhën mars-prill. Gjatë atij testimi të shpikur, me sa mbaj mend, ngelëm unë, Arjan Ahmetaj, Marko Pelinxhi dhe Ledio Pano. Ishim katër lojtarë të formacioni­t. Si ekip ishim të parët dhe të shkëputur nga ndjekësit. Për mua ajo që ndodhi ka qenë me plan. Për herë të parë në këto testime të futbollist­ëve u vendos edhe një arbitër atletike. Ai kishte ardhur me porosi, pasi për mua kishte marrë edhe kompetencë të veçantë. E them këtë, pasi disa muaj më vonë ai ma ka thënë edhe në konfidencë. Veç humbjes së titullit të Partizanit, ku u hoqën katër titullarë, pati edhe një ndërhyrje tjetër. Dihej historia, që unë të mos luaja dhe në vendin tim të aktivizohe­j dikush tjetër. Dihej që unë isha i dënuar në atë periudhë pas incidentit me Benfikën dhe nuk merrja pjesë në ekipin kombëtar. Po të vazhdonte kampionati, sipas rregullave të ditura, Partizani do të dilte kampion. Tirana? Komiteti ku përfaqësoh­ej Tirana, ka qenë gjithmonë i fortë, kishte shtëpi dhe kishte punë, që ishin parësore për sistemin e asaj kohe. Një lojtar i Partizanit e kishte të vështirë t'i dilte shkolla dhe këtë e kam vuajtur edhe vetë. Ndërsa lojtarët e Tiranës kanë qenë të gjithë të privilegju­ar, pasi e kishin të sigurt shkollën, shtëpinë dhe punën, gjë të cilën ua siguronte komiteti".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania