Panorama Sport (Albania)

“Skandali në Portugali, Partizani duhet të kërkojë dëmshpërbl­im”

"Na mbajtën 5 orë në aeroport dhe na dhanë pula të ëmbla"

-

maksimale për të pasqyruar vlerat më të mira të një vendi, të një rinie, jep atë që futbollist­ët e mi i pasqyruan sot". Dhe unë mendoj se jo vetëm nga kjo anë, por edhe nga ana profesiona­le, tekniketak­tike, ekipi i Partizanit nuk ishte aspak më poshtë, por ishte aq lart sa e detyroi Benfikën të përdorte këtë makinacion pasi nuk kishte asnjë lloj mundësie që të fitonte ndryshe. Goli i tyre i parë ishte autogoli ynë në minutën e 43-të të pjesës së parë. Golin e dytë e bënë në minutën e 89-të dhe të tretin në '102. I katërti erdhi në minutën e 119-të kur mbaronte loja dhe gjithë stadiumi filloi të fërshëllen­te. A është e vërtetë që lojtarët e Partizanit tentuan të merrnin edhe një tjetër karton të kuq që të ndërpritej ndeshja?

Jo. Është udhëzuar nga stoli, se unë të them të drejtën nuk e kisha mendjen në vend për të tilla gjëra. Nuk më kujtohet mirë se kush, Agalliu a ndonjë lojtar tjetër që ishte shumë i qetë, i ka thënë Ocellit që kishte një karton të verdhë të merrte një tjetër të tillë ose të kuq pasi aty përfundont­e loja. Ai thirri: "Nandiii kthehu dhe merr karton se mbaron loja". Aty kam përmendur që me 5 lojtarë jashtë mbaronte ndeshja. Ndërkohë që vrapova drejt tij dhe i thashë: "Jo, jo, jo". E dija që do të ishte një dënim shumë i rëndë atëherë. Na mbetej faji ne, pasi ishte bërë me qëllim. Kam thërritur: "Jo, jo, jo, mos e bëj këtë". Një pjesë e lojtarëve ishin jo vetëm të lodhur, por të rënë fare psikologji­kisht nga ai dërrmim që po u bëhej në prani të 80 000 spektatorë­ve të pranishëm. Por tifozët e rivalit kryesor të Benfikës brohorisni­n për Partizanin. Ishin me ne, jemi brohoritur derisa ka ardhur autobusi. Gjithë rrugës nuk kanë pushuar brohorimat nga qytetarët: "Bravo Albania, bravo Partizani", derisa arritëm në hotel. Në atë takim kam parë për herë të parë Eusebion. Ishte zv.trajneri i Benfikës dhe rrinte në anë të fushës. Kur gjyqtari ka nxjerrë lojtarin e katërt Ilir Lamen, ai pa njëherë Ilirin që po qante dhe ktheu sytë nga stoli ynë. Atëherë unë i jam drejtuar vetëm me duar: "Eusebio, grande Eusebio". Pamë njëri-tjetrin dhe ai mbeti i fikur fare.

Çfarë ndodhi kur shkuat në Portugali, sepse ka pasur edhe aty një mosmarrëve­shje?

Ne kemi ndenjur në aeroportin e Lisbonës 5 orë, me pretekstin se nuk kishim vizë për të hyrë në Portugali. Ekipi u shtri nëpër stola dhe kemi mundur të shkojmë në hotel vetëm në orën 12:30 të natës. Dhe në këtë orë restoranti ishte mbyllur dhe na servirën atë që kishte mbetur, një lloj pule e ëmbël që nuk e hëngri asnjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania