Panorama Sport (Albania)

Sormani: Mos prisni nivel loje, u druhem dëmtimeve

"Situatë anormale, i avantazhua­r kush është stërvitur me topin"

- ILIR CARA

Me rifillimin e për gatitjeve në ter ren, pritet që më 3 qershor të nisë zhvillimi i 10 ndeshjeve të mbetura nga kampionati. Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, në prononcimi­n e djeshëm para mediave ka treguar shqetësimi­n e tij kryesor, që ka të bëjë me shëndetin e lojtarëve, ku u druhet shumë dëmtimeve duke marrë si shembull startin e Gjermanisë. Ai e pranon se gjendja fizike do të jetë e vështirë të arrihet, plus edhe temperatur­at e larta do të bëjnë që niveli i ndeshjeve të jetë i ulët, përndryshe do të ketë shumë dëmtime. Ai tregoi edhe problemet e para në ekipin e tij pas rifillimit të punës duke treguar shembuj konkretë, që kanë ardhur nga periudha e gjatë që lojtarët nuk kanë veshur këpucët sportive. Për Sormanin është situatë anormale, ndaj nuk mund të flitet për objektiva apo cilësi.

Futbolli rinis, por nga ajo që keni deklaruar më herët u kuptua se ju si trajner i Partizanit nuk donit që të rifillonte sezoni...

Dua të sqaroj se kjo është diçka që i takon qeverisë, jo qeverisë së futbollit. Nuk na takon neve ta zgjidhim këtë. Në çastin kur kushtet janë gati, është e qartë që duhet të rinisim. Por duhet shtuar se koha që kemi në dispozicio­n për t'u stërvitur dhe për të qenë në gjendje për të luajtur ndeshje në temperatur­a të larta, do të sjellë shumë dëmtime. Për këtë jam i sigurt. Në Gjermani, që në javën e parë të rifillimit të kampionati­t ka patur një numër dëmtimesh i pabesueshë­m. Duhet të jemi të përgatitur për këtë dhe kjo është e sigurt.

Çfarë synoni të arrini në vazhdim me ekipin që mban vendin e 6-të?

Shiko, është një situatë e çuditshme dhe e ndryshme. Të bësh parashikim­e është shumë e vështirë. Është diçka e pajetuar më parë, do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë një çështje motivimi dhe dëshire.

Cila është situata fizike e skuadrës?

Edhe nëse stërvitesh fort në shtëpi, është krejt ndryshe me stërvitjen në një fushë futbolli dhe mbi të gjitha ke kohë që nuk prek topin dhe nuk vesh takat. Janë disa lëvizje krejt të ndryshme. Ndeshjen e fundit e kemi luajtur më 10 mars, bëhen tre

muaj nga ndeshja e fundit dhe të mos harrojmë që nuk do luajmë ndeshje miqësore.

Nuk do jetë një situatë normale, gjithsesi...

E përsëris se do jetë një situatë shumë delikate për lojtarët. Duhet të tregojmë kujdes. Parashikoj që nuk do ketë ndeshje me intensitet të madh. Do ketë ndeshje me kulm të madh, por dhe me pauza të gjata sepse lojtarët fizikisht nuk janë të përgatitur për të luajtur menjëherë një takim të këtij niveli.

Ka patur fjalë se disa skuadra janë stërvitur...

(Qesh) Për këtë duhet të flasësh me ata që e kanë bërë. Unë mund të flas për realitetin tonë. Dje bëmë një stërvitje dhe më pas më erdhi një lojtar dhe më tha se i kishte këmbët plot me flluska për shkak se nuk vishte prej tre muajsh këpucët e lojës.

Si do luani tani që presingu është i vështirë?

The diçka që vlen shumë, sepse nëse nuk ke gjendjen e duhur, nuk mund t'i lejosh vetes që të bësh presion për 90 minuta. Është një situatë anormale, e ndryshme. Por ky vëzhgim që më thatë është konkret.

Cilat skuadra janë më të favorizuar­a nga kjo situatë?

Duhet të dish se çfarë kanë bërë të tjerët. Unë këtë nuk e di, mund të flas për realitetin tonë. Nëse dikush është stërvitur më shumë me topin, është i avantazhua­r, të paktën sa u përket dëmtimeve. Kjo është pak, por e sigurt.

Protokolli, sa i vështirë është që të respektohe­t?

Për këtë duhet të flisni me doktorin tonë, me stafin tonë sanitar. Sinqerisht për këtë nuk jam në gjendje dhe nuk është as detyra ime të flas për këtë. Mund të hamendësoj meqë federata i ka dorëzuar qeverisë një protokoll dhe qeveria ka dhënë OK-in, besoj se të gjithë janë në gjendje t'i përmbahen këtij protokolli. Shpresoj.

A mjaftojnë dy javë për stërvitjet?

Kjo do të rëndojë te siguria e lojtarëve. Për këtë jam i sigurt sepse një lojtar kur zbret në fushë, nuk mendon sesa i përgatitur është. Ai në mendjen e tij thotë se është gati dhe do ta nisë me intensitet mental të lartë, siç ishte tre muaj më parë. Por fizikisht nuk do jetë në këtë gjendje. Ndaj ndeshjet ose do luhen me ritëm shumë të ulët, ose do të kemi shumë dëmtime.

 ??  ??
 ??  ?? Adolfo Sormani gjate ditës së djeshme duke bërë pazarin bashkë me gruan e tij në kryeqytet Foto: F. Hazisllari
Adolfo Sormani gjate ditës së djeshme duke bërë pazarin bashkë me gruan e tij në kryeqytet Foto: F. Hazisllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania