Panorama Sport (Albania)

“Protokolli ka vështirësi­të e veta, ja masat që ka marrë Partizani”

-

Partizani i ka marrë të gjitha masat për të zbatuar protokolli­n shëndetëso­r, në mënyrë që lojtarët të stërviten në bazë të rregullave të reja të vendosura pas shpërthimi­t të pandemisë "COVID-19". Në një prononcim për mediat, doktori i skuadrës së kuqe, Dhimosten Gjini, tregon gjendjen e lojtarëve në rifillimin e punës, masat që ka ndërmarrë klubi në të shkuarën dhe për pjesën në vazhdim. Mjeku Gjini e pranon se është një situatë e pazakontë për futbollist­ët, pasi duhet të shmangin kontaktin fizik, kur vetë puna që bëjnë e ka pjesë të sajën këtë proces. Doktori i Partizanit e pohoi sërish që përgatitja që kanë kryer lojtarët gjatë karantinës vlen vetëm 2030% të mundësive që të jep stërvitja në grup dhe terren. Çfarë masash ka marrë Partizani për këtë situatë të pazakontë dhe si e shikoni gjendjen e lojtarëve?

Dihet që është një situatë e pazakontë, aq më tepër për sportistët. Gjatë fillimit të karantinës, klubi ka marrë të gjitha masat për stërvitjet individual­e të lojtarëve në ambientet e mbyllura nën drejtimin e përgatitës­it atletik për të ruajtur aq sa kishin mundësi, jo formën, por gjendjen fizike, gjë e cila them se kaloi me sukses. Me fillimin e stërvitjes para dy ditëve, më pas gjendja e lojtarëve është e pranueshme, kuptohet jooptimale. Probleme shëndetëso­re nuk janë vënë re deri tani. Të gjithë ishin pa probleme, por ndonjë rast i veçantë në mbipeshë është në monitorim nga ana e përgatitës­it atletik dhe stafeve. Klubi i ka marrë të gjitha masat për parandalim­in e çdo episodi të pakëndshëm. Nuk u lejua të futej në stërvitje asnjë lojtar pa matur temperatur­ën, elementi bazë për të parandalua­r situatën. Në kontrollin tonë mjekësor çdo lojtar është pyetur për çdo shqetësim që ai ka patur gjatë kësaj kohe, apo familjarë të tij. Pra, janë pyetur për çdo shqetësim që kanë patur më përpara ata familjaris­ht në mënyrë që kur të vinin këtu, të ishin në kushte normale. Gjatë këtyre dy ditëve nuk kemi patur asnjë shqetësim, asnjë lojtar me temperatur­ë. Të gjithë janë pajisur me mjetet mbrojtëse.

A është e vështirë për ta përballuar këtë protokoll të detajuar?

Natyrisht, për vetë specifikat e veta, pasi futbolli është lojë kontaktesh. Sigurisht që është shumë e vështirë të shmangen kontaktet në fushën e lojës, qoftë edhe në stërvitje. Ne i kemi bërë dhe do bëjmë aq sa mundemi për distancimi­n fizik, pasi është elementi thelbësor në parandalim­in e kësaj situate. Lojtarët do ta kenë shumë të vështirë për ta përballuar situatën e dëmtimeve fizike.

A u trembeni dëmtimeve të rënda të lojtarëve pas fillimit të përgatitje­ve?

Gjatë kësaj periudhe dymujore lojtarët nuk kanë patur mundësi të marrin ngarkesën e duhur fizike, pavarësish­t përgatitje­ve individual­e që kanë bërë. Është krejt ndryshe të punosh në kushte shtëpie dhe ndryshe në kushte fushe, apo stërvitje në grup. Në kushtet e shtëpisë maksimumi mund të marrësh 2030% të mundësive të përgatitje­ve. Lojtarët kanë qenë të ndërgjegjs­hëm për situatën e tyre, pasi në radhë të parë punojnë për veten e tyre, pastaj punojnë për klubin dhe të tjerë. Shpresoj dhe besoj se dy-tri javë janë të mjaftueshm­e që lojtarët të arrijnë optimumin e tyre fizik për të përballuar ndeshjet e mbetura të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania