Panorama Sport (Albania)

“Batha më mori në Vlorë, Vllazninë e rrëzuan”

-

Xhevahir Sukaj gjendet në Vlorë prej Idriz Bathës. Ish-lojtari i Vllaznisë dhe Partizanit, në një rrëfim për "SuperSport", zbulon se një nga pengjet më të mëdha ka qenë që nuk ka luajtur në Kombëtare, por edhe rrëzimin e ekipit "mëmë". "Starova na e bëri legjendë këtë çështjen e barkut. Jemi shëndoshur pak, pasi jemi ekipi i vetëm që kemi respektuar rregullat. Te Flamurtari situata nuk ka qenë asnjëherë mirë, për faktin se e nisëm keq. Ka pasur probleme me pagesat. Mungesa e kualitetit në ekip ka treguar se jemi për të ardhur keq. I kemi respektuar të gjitha ndeshjet, pavarësish­t se cili ekip ishte përballë. Në Vlorë më mori Batha, u bë ai shkak që unë kalova këtu. Pas rënies së Vllaznisë e përjetova shumë keq. Kur shkova te Flamurtari, ishte për të mos thënë ekipi më i mirë në Shqipëri. Nëse nuk do kishte probleme me pagesat dhe largimet e lojtarëve, vitin e kaluar mund të ishim edhe kampionë. Nuk e kam menduar largimin nga futbolli dhe çfarë do të bëj pas tërheqjes. Në disa ekipe mendoj se kemi lënë shije të mira dhe e kemi derën të hapur. Unë kam treguar se nuk e braktis diçka që e nis, unë do jem i fundit që do ta lë Flamurtari­n. Ta mendoj se çfarëdo të ndodhë me të ardhmen, nuk mund ta them një përgjigje tani. Partizani më i mirë? Ai që luaja unë pa diskutim, ka qenë më i mirë se ky tani. Në 2015 dhe 2017 kanë qenë vitet më të mira, por Skënderbeu në ato vite ka qenë absolut dhe shumë lart. Partizani është një nga klubet më të paguara në Shqipëri dhe nuk e kuptoj pse janë në këtë gjendje. Nëse më ka ngel një pishman në futboll është që nuk jam aktivizuar me Kombëtaren. Jam grumbullua­r që 17 vjeç. Në kohën kur isha unë në Kombëtare, kanë qenë disa lojtarë shumë të mirë. Kur isha në Iran dhe isha në superformë dhe nuk u ftova nga De Biazi, e kam pishman shumë të madh. Ka pasur lojtarë të tjerë që nuk e kanë merituar dhe kanë luajtur. Kam pengun edhe të rrëzimit të Vllaznisë, por klubi ra nga rrethana të tjera. Më e mira ishte të ndodhte kështu dhe të rikthehej kampionati, pasi gjithçka të vendoset në fushë. Partizani doli kampion vjet, pa kaluar një periudhë krize. Tirana nuk është ekip më i mirë se Kukësi dhe Partizani, por e kanë favorizuar rezultatet në ndeshjet e fundit dhe titullin e ka të siguruar", tha ndër të tjera sulmuesi shkodran.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania