Panorama Sport (Albania)

Shtubina: Stërvitja na ktheu humorin, Vllaznia ka shanse në Kupë

Mesfushori analizon rikthimin në fushë: Dy javë janë realisht pak

- ADMIR URUÇI

Me rinisjen e stërvitjes në kampin shkodran është rikthyer edhe humori. Këtë e bën të ditur edhe Ndriçim Shtubina gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport". Shkodrani thekson se i kishin munguar të qeshurat, por paralajmër­on se dy javë stërvitje janë shumë pak për të qenë gati për të përballuar javët e mbetura të këtij sezoni. Mesfushori beson jo vetëm te ngjitja në renditje, por edhe te Kupa e Shqipërisë. Nuk kishte si të mos fliste edhe për financat, ndërsa duket i bindur se me rikthimin në fushë edhe ky ngërç do të zgjidhet.

Ndriçim, u kthyet në fushë pas 67 ditësh pushim. Si e pritët rikthimin në stërvitje? Më kishte marrë malli për shokët e ekipit dhe për të qeshurat që shkaktohen gjatë stërvitjev­e. Jemi një grup i mirë dhe me shumë humor.

Sa ju ka ndihmuar stërvitja individual­e gjatë kohës së pandemisë?

Jam munduar të bëj shumë stërvitje individual­e dhe më ka ndihmuar shumë për të mbajtur formën sportive. Megjithatë, përgatitje­t me grupin janë krejt ndryshe. Ndaj, nuk na mbetet tjetër veçse të japim gjithçka kemi nga vetja gjatë kësaj periudhe.

A janë të mjaftueshm­e dy javë për të kapur formën?

Realisht, dy javë janë shumë pak për t'u përgatitur dhe për të qenë gati për rinisjen e një sezoni të ndërprerë. Do të jetë shumë e vështirë për të kapur formën dhe vlerat optimale pas një stërvitjej­e individual­e. Megjithatë, vendimi është marrë dhe tashmë nuk na mbetet tjetër veçse të bëjmë maksimumin

për të qenë sa më shpejt gati.

Aq ka shanse Vllaznia që të shkëputet nga zona "play out"?

Po, Vllaznia ka shumë mundësi që të arrijë një vend sa më të mirë në renditje. Më vjen keq që u ndërpre sezoni, pasi ishim në vlerat

tona optimale. Gjithsesi, kam besim se sërish do t'ia dalim.

Jeni edhe në Kupën e Shqipërisë, a mbetet ky kompeticio­n objektiv për ju? Kupa është një shans i mirë, por nuk është e lehtë dhe të gjithë jemi të vetëdijshë­m për këtë. Është e vështirë, por do ta provojmë

deri në fund. Rikthimi i futbollit pritet të sjellë edhe normalitet­in financiar tek Vllaznia. Keni një sinjal nga drejtuesit? Unë mendoj se çdo gjë do të rregullohe­t shumë shpejt. Kam besim se do të jemi OK në të gjitha drejtimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania