Panorama Sport (Albania)

I bllokojnë makinën në kufi, Donaldo Açka tërbon Luftëtarin

Mesfushori mbeti në Kakavijë, administra­tori Çavo tregon problemin

- TOMOR SHEHU

I vetmi futbollist që nuk i është bashkuar ende Luftëtarit në stërvitje është mesfushori Donaldo Açka. Ky i fundit u largua drejt Greqisë pranë familjes së tij menjëherë pas ndërprerje­s së kampionati­t më 12 mars. Kësisoj, për t'u rikthyer në Shqipëri, duhej një leje e veçantë nga autoritete­t, duke qenë se kufijtë janë ende të mbyllur. Luftëtari kishte marrë masa për të mos pasur probleme lojtarët në kufi, pasi nga Greqia, përveç Açkës, më 18 maj do të vinte në Gjirokastë­r edhe mbrojtësi i majtë, Andon Karabina. Klubi kishte njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe FSHF-në, kështu që nuk parashikoh­eshin probleme. Por, të hënën në Gjirokastë­r mbërriti vetëm Karabina dhe jo Açka, i cili nuk e kaloi dot pikën kufitare të Kakavijës. Mesfushori shkatërrue­s, i cili gjatë këtij sezoni ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në ndeshjet ku ka munguar Aurel Demo, u bllokua në kufi për shkak se nuk kishte me vete pasaportën shqiptare dhe as kartën e identiteti­t. Mirëpo, Açka disponon edhe dokumente greke, duke qenë se prej vitesh është rezident në shtetin helen. Gjithsesi, kjo

nuk mjaftoi për të ardhur dy ditë më parë në Gjirokastë­r, pasi në Kakavijë i bënë të ditur se nuk mund të kalonte pa dokumentet shqiptare. Pas ndërhyrjes së autoritete­ve, lojtarit 23-vjeçar iu hap rruga për të kaluar kufirin, por me kushtin që makinën personale ta linte

në Kakavijë. Kjo e mërziti futbollist­in, i cili informoi klubin se nuk mund të vinte në Gjirokastë­r pa marrë edhe makinën e tij, duke mos dashur ta linte në territorin grek. Nga Luftëtari futbollist­i iu bë e ditur që të gjente një mënyrë për të ardhur patjetër,

por Açka këmbënguli se nuk mund ta linte makinën. Kjo, me sa duket, revoltoi drejtuesit, ndërsa lajmi u publikua edhe nga mediat greke, nisur nga fakti se për këtë situatë u ankua agjenti i futbollist­it, i cili publikoi në rrjetet sociale një deklaratë.

REAGIMI I ADMINISTRA­TORIT

Administra­tori i Luftëtarit, Vangjel Çavo, ka reaguar dje për bllokimin e mesfushori­t Açka, duke sqaruar situatën dhe paralajmër­uar se futbollist­i mund të gjobitet për këtë rast. "Ne si drejtues të klubit

njoftuam në kohën e duhur Ministrinë e Jashtme për dy lojtarët tanë që ndodheshin në Greqi pas ndërprerje­s së kampionati­t. Lojtarët u informuan për këtë dhe u nisën drejt Gjirokastr­ës. Andon Karabina mbërriti, ndërsa Donald Açka ka mbetur në Greqi, pasi nuk u lejua të kalonte nga pika doganore e Kakavijës nga pala greke. Lojtari nuk ishte i pajisur me asnjë lloj dokumenti zyrtar shqiptar. I kishim thënë lojtarit një ditë para se të nisej për të qenë i kompletuar me dokumentet sipas të gjitha procedurav­e ligjore. Këtu nuk bëhet fjalë për çështje karantinim­i të futbollist­it, por për rregullsi të dokumentac­ionit. Açka është lojtar me kombësi shqiptare dhe si i tillë në Shqipëri do të hynte si gjithë të tjerët që banojnë në Greqi. Në ditët në vijim do të shohim se si do të veprohet me lojtarin", deklaroi Çavo, ndërsa për portalin grek "xalkidikip­olitiki.gr", administra­tori i Luftëtarit u shpreh: "U dha një urdhër që futbollist­i të kalonte, por pa makinën e tij. Açka ishte kundër idesë që ta linte makinën në kufi dhe vendosi të mos vinte fare. Klubi do të veprojë sipas rregullave të brendshme dhe do të vendoset një gjobë për këtë veprim të lojtarit, por mund të diskutojmë edhe për një ndërprerje të kontratës. Klubi pret një falje publike pas reagimit që bëri agjenti i futbollist­it, i cili shpërndau lajme të pavërteta për këtë histori".

 ??  ?? DONALDO AÇKA Mesfushori i Luftëtarit
DONALDO AÇKA Mesfushori i Luftëtarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania