Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Superiorja varet direkt nga derbi i Fierit

Për Mikel Spahon, sfida me Apoloninë përcakton shumë gjëra

- ALBAN ALUSHI

Lushnja nisi të hënën stërvitjen në sta diumin "Roza Haxhiu" dhe dje zhvilloi seancën e radhës, nën drejtimin e trajnerit Ilir Gjyla dhe ndihmësve të tij, Dritan Çuko dhe Mikel Spaho. Pas shpërthimi­t të pandemisë, skuadra mungoi më shumë se dy muaj në stadium, ndërsa tani stërvitet me rregullat e reja. Klubi ka bërë gati infrastruk­turën, sipas udhëzimeve të FSHF-së. Stërvitja është ndjekur edhe nga nënkryetar­i i bashkisë, Gentian Nushi, i cili është shprehur: "I kemi marrë të gjitha masat që t'u përgjigjem­i kërkesave. Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm, kanë goxha punë për të bërë. Kemi folur me stafin teknik dhe do të vazhdojmë me një program që trajnerët do të ndërtojnë për të kaluar gradualish­t formën me stërvitjen në grup. Kuptohet, është një situatë jonormale. Ne si administra­të do t'ia plotësojmë 100% kushtet ekipit për të qenë stadiumi gati për ndeshjet. Objektivi? Do të korrim atë që kemi mbjell, do të bëjmë të pamundurën që të arrijmë Superiore. Kjo fazë e tretë kështu do të jetë, u lë

hapësirë të 4 ekipeve për të qenë fitues të grupit".

SPAHO - Lushnja ka 3 javë e gjysmë kohë për të përgatitur derbin me Apoloninë në Fier. Ky takim është shumë i rëndësishë­m për ecurinë e mëtejshme të verdhejesh­ilëve në fazën finale. Ish-portieri i njohur, Mikel Spaho, tashmë

trajner i portierëve në akademi, në një prononcim për "Panorama Sport" thekson se koha deri më 14 qershor duhet të vlerësohet maksimalis­ht, që skuadra të përballojë me sukses fazën e tretë të kampionati­t. "Lojtarët janë stërvitur individual­isht në një periudhë të pazakontë. Dihet sa e vështirë është kur je vetëm, por tashmë kanë dy ditë që stërviten në fushë të organizuar. Është një hap shumë pozitiv. Pretendent­ët e Superiores fillojnë në mes të qershorit dhe koha është e mjaftueshm­e. Mendoj se Lushnja do të jetë shumë e fortë dhe hapi i parë është që të fitojmë derbin me Apoloninë. E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Duke dhënë maksimumin, besojmë se do t'i mposhtim rivalët", u shpreh Mikel Spaho. Lushnja vijon të jetë e plotë në stërvitje. Bëjnë përjashtim vetëm sulmuesit Fatjon Sefa i dëmtuar dhe Zhuga që luan i huazuar te skuadra e Shënkollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania