Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Zoga: Respekt rivalëve, por s'na falet gabimi

- Bujar Rama

Fierakët kanë vijuar stërvitjen paradite në palestër dhe pasdite në aneksin e stadiumit. Pavarësish­t temperatur­ave të larta, bardhejesh­ilët janë të përkushtua­r, pasi kampionati ka ngecur në një moment delikat, pikërisht në fazën finale. Apolonia është edhe çerekfinal­iste e Kupës së Shqipërisë dhe do të zbresë më herët se rivalet e saj në fushë, pasi ndeshja e parë kundër Kukësit do të luhet më 10 qershor, ndërsa pas 4 ditësh do të çelet faza e tretë me derbin kundër Lushnjës. Një ndeshje e pritur me interes dhe që mund të vendosë shumë për ecurinë e të dyja skuadrave.

ZOGA - Krisild Zoga është vetëm 19 vjeç dhe luan sezonin e dytë për Apoloninë, ku numëron 36 ndeshje dhe 3 gola, duke llogaritur edhe Kupën. Lojtari i talentuar ka ardhur në Fier nga Tomori. Sezonin e kaluar dha një kontribut të vlefshëm për U-19-ën e Apolonisë, duke e ndihmuar këtë skuadër të ngjitej në Superligë. Këtë sezon është përshtatur si mbrojtës i majtë dhe e ka bërë mirë detyrën e ngarkuar nga trajneri

Mërgjyshi, ndonëse pozicioni i tij natyral është më i avancuar. Për gazetën Zoga shpreh besimin te forca e grupit për realizimin e objektivit. "Pavarësish­t se vajti një kohë e gjatë që jemi shkëputur nga gara, do të bëjmë maksimumin për të arritur formën e duhur gjer ditën e ndeshjes së parë. Rikthimi në kampionat do të na përballë direkt me rivalët tanë dhe nuk na lejohet të gabojmë, pasi do të kishte pasoja të pariparues­hme. I respektojm­ë rivalët, si Pogradecin, ashtu edhe Lushnjën, por edhe Besën, ndonëse është pak më larg me pikë. Grupi B është shumë i fortë dhe i rivalizuar, gara është e hapur dhe do të fitojë skuadra që gabon më pak. Rifillimi i kampionati­t ishte vendimi i duhur nga FSHF-ja, pasi çdo gjë do të vendoset nga ndeshjet direkt. Jemi optimistë se Apolonia do ngjitet në Superligë", shprehet për "Panorama Sport" beratasi i Apolonisë, Krisild Zoga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania