Panorama Sport (Albania)

Roi Makai: Robert, lideri i këtij Bajerni

Ish-bomberi holandez, elozhe Levës: Fat për Bundesligë­n që ka një sulmues si ai dhe Halandi

-

Roi Makai, një ndër bomberat më vdekjeprur­ës të historisë së Bajernit të Mynihut. Holandezi, në një prononcim për të përditshme­n "Bild", konfirmoi se vazhdon të jetë ende shumë i lidhur me Bundesligë­n, kampionat të cilin e ndjek me vëmendje, një arenë në të cilën la gjurmët e tij të rëndësishm­e mes viteve 20032007, duke shënuar 78 gola në 128 ndeshje. Madje, si një bomber në pension, Makai nuk mund të mos admirojë një prej pasardhësv­e të tij më të fortë në Bavari, polakun Robert Levandovsk­i, që sipas tij është pika më e fortë e Bajernit të ditëve të sotme. "Levandovsk­i është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Shumë i kompletuar! Golat e tij janë jetikë për bavarezët, të cilët kanë fituar shumë. Sigurisht që atij i mungon një trofe i rëndësishë­m si Champions-i, por jam i bindur se në të ardhmen do ta arrijë ta fitojë", tha Makai. Holandezi tha gjithashtu se një nga lojtarët që premton shumë te Bajerni është edhe bashkëkomb­ësi i tij, Zhoshua Zirkze. "Zirkze është në rrugën e duhur për t'u bërë një lojtar i madh.

Kur ishte te Fejnordi, unë e trajnova me sulmuesit e skuadrës së parë. Ishte vetëm 16 vjeç. Ai është pa dyshim shumë i talentuar, por ende i ri dhe mund të përmirësoh­et. Haland? Nuk ka asgjë tjetër për të provuar se çfarë sulmuesi është. Kur sheh numrat e tij, e kupton se ai djalë ka lindur vetëm për të shënuar. Unë jam kurioz ta shoh se si do të evoluojë, por ajo që ka bërë deri më tani është e pabesueshm­e. Në këto pak muaj me Dortmundin ka arritur të shënojë gola të rëndësishë­m, si ai ndaj Shalkes në derbi së fundmi për shembull. Ndaj them me bindje se Bundesliga është me fat që ka në përbërje dy sulmues si Levandovsk­i dhe Haland", përfundoi Roi Makai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania