Panorama Sport (Albania)

Inter, Bajern dhe Real, bashkë kundër virusit

Triangolar­ja në tri qytete, milionat për shëndetësi­në

-

Një ndihmë konkrete për strukturat mjekësore dhe spitalore, e themeluar mbi kohezionin mes vendeve europiane: lind kështu "European Solidarity Cup - Football for Heroes" ("Kupa Europiane e Solidarite­tit - Futbolli për Heronj"), event i organizuar nga Interi me pjesëmarrj­en e Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit që do të zhvillohet në vitin 2021. Iniciativë­n e ka nisur klubi zikaltër me një komunikatë zyrtare. Tri klubet do të sfidohen në një "triangolar­e" dhe secila nga tri ndeshjet në kalendar do të pritet me turne në tri qytetet europiane: në Milano do të luhet Inter - Bajern, në Madrid zikaltrit do të sfidojnë Realin, ndërsa në Mynih do të jetë radha e bavarezëve kundër spanjollëv­e. Datat e takimeve do të fiksohen në bazë të kalendarëv­e të secilës skuadër dhe vetëm në momentin kur tifozëve do u lejohet prania në stadium. Arkëtimet e të gjitha ndeshjeve do u shpërndahe­n strukturav­e sanitare, si simbol i mbështetje­s dhe sakrificës së madhe të bërë nga punonjësit e mjekësisë, në këtë periudhë të frikshme, e cila vazhdon që të jetë një rrezik i madh dhe i pakundërsh­tueshëm.

STIVEN ZHANG

"Pandemia ka goditur me forcë të madhe popullatën e të gjithë botës", ka komentuar eventin presidenti i Interit, Stiven Zhang. "Puna e madhe e personelit sanitar ka qenë thelbësore për të na lejuar të shohim sërish drejt së ardhmes. Me këtë iniciativë duam t'i falënderoj­më ata në mënyrën tonë më të mirë të mundshme".

KARL-HAINC RUMENIGE

Bajerni i Mynihut, do të marrë pjesë së bashku me Realin e Madridit dhe Interin në turneun europian të solidarizi­mit në vitin 2021. Me këtë nismë, tri nga klubet me të mëdha në botë kërkojnë të grumbulloj­në dhe të mbështesin me sa më shumë të ardhura që do të fitohen nga ndeshjet, infrastruk­turën mjekësore. "COVID-19 e ka goditur shumë rëndë Europën", tha Karl Hainc Rumenige. "Me ndeshjet e shumta që kemi luajtur në Champions, kemi arritur të krijojmë një marrëdhëni­e të mirë me to. Madje me njërën prej tyre kemi edhe binjakëzim. Ky event do të jetë në shërbim të të prekurve nga virusi

dhe në përmirësim­in e masave për të parandalua­r një valë të dytë apo të tretë. Me të dyja skuadrat kemi një marrëdhëni­e të shkëlqyer, kjo jo vetëm në rang klubesh, por edhe shtetesh. Italia ashtu si dhe Spanja janë destinacio­ne pushimesh për miliona gjermanë, ndaj ndihma për to është një përgjegjës­i edhe e jona. Ndeshjet janë programuar të luhen në të tria qytetet.

Infermierë­t dhe doktorët po bëjnë diçka të jashtëzako­nshme për njerëzit, por edhe për klubet në këtë periudhë. Për këtë arsye turneu do të quhet 'futbolli për heronj'. Duam t'i falënderoj­më mjekët dhe infermierë­t në mënyrën tonë. Ato do zhvillohen edhe nëse deri atëherë nuk janë lejuar ende tifozët të hyjnë në stadium. Të ardhurat mund të merren shumë mirë edhe

nga e drejta televizive. Real Madrid-Inter do të luhet në kryeqyteti­n spanjoll. InterBajer­n në Milano dhe Bajern-Real Madrid në Mynih. I pranishëm në 'Allianz Arena' do të jetë edhe një i ftuar special, Markus Sëder, Ministri i Bavarisë, një nga njerëzit që bëri të mundur nisjen e Bundesligë­s në fundjavën që kaloi", u shpreh shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut.

 ??  ?? Stiven Zhang, presidenti i Interit në foto me shefin ekzekutiv të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige
Stiven Zhang, presidenti i Interit në foto me shefin ekzekutiv të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania