Panorama Sport (Albania)

Klop: Anulimi i sezonit do të ishte i padrejtë, por jeta vlen më shumë

Trajneri i Liverpulit: Këtë vit e meritojmë titullin

-

Jyrgen Klop, në ditën që Premier Liga i dha dritën jeshile rinisjes së stërvitjes në grupe të vogla, flet për rifillimin e mundshëm të sezonit më 12 qershor në një intervistë për "Kicker". Trajneri i Liverpulit e konsideron absolutish­t të natyrshme që futbolli, ashtu si të gjitha aktivitete­t e tjera, të rinisë. "Sigurisht që ndodhin gjëra më të këqija në jetë krahasuar me problemet e lidhura me futbollin. Shumë persona kanë vdekur. U gjendëm përballë një situate në të cilën askush nuk mund të ishte i përgatitur. Nuk mund të planifikoj­më gjithçka, por duhet të dimë të reagojmë shpesh. Kjo është gjëja më e bukur dhe njëkohësis­ht e vështirë e jetës. Të reagosh dhe të rikthehesh të jetosh përballë tragjedive të papritura". Një koncept që aplikohet edhe për futbollin. "Janë të shumtë ata që do pyesin sesi mund të mendosh për futbollin në momentet kur njerëzit po vdesin, por si çdo aktivitet tjetër, duhet të jemi të përgatitur, sepse ky moment do të vijë në mënyrë shumë natyrale. Mendoj se për të qenë të sigurt duhet të merren masa të njëjta për të gjithë. Premier Liga duhet të gjejë ende dakordësin­ë, por tekniku gjerman ka pak dyshime: "Është diskutuar edhe anulimi i sezonit. Dhe unë që kam luajtur 76% të ndeshjeve nuk e kuptoj se kush kërkon të anulojë çfarë? Personalis­ht mendoj se do të kishte qenë diçka e padrejtë. Liverpuli është në krye që prej javës së dytë. Kemi qenë të parët në klasifikim për pikët e grumbullua­ra brenda dhe jashtë. Kemi luajtur dhe fituar 27 nga 29 ndeshje, duke humbur vetëm një herë. Është një sezon ku duhet të shpallesh kampion. Besoj se është e drejtë të thuash që ka gjëra më të rëndësishm­e në jetë, por kjo nuk do të thotë se gjërat më pak të rëndësishm­e nuk kanë rëndësi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania