Panorama Sport (Albania)

Miratohet protokolli, Spadafora: Më 28 maj vendosim datën për të nisur

Shtohen kontrollet, nuk do karantinoh­et më i gjithë ekipi

-

Komiteti Teknik Shkencor ka miratuar protokolli­n e Federatës Italiane dhe Ligës së Serisë A për nisjen e stërvitjev­e në grup të skuadrave. Protokolli i ri lejon shmangjen e dy javëve karantinë tëdetyrues­hme brenda qendrës sportive për të gjithë skuadrën. Për të garantuar që grupi të qëndrojë i shëndetshë­m, do të bëhen tamponë të vazhdueshë­m për të gjithë futbollist­ët. "Më 28 maj do të vendoset për datën e rinisjes së kampionati­t", deklaroi ministri i Sportit, Vinçenco Spadafora. S'KA DETYRIM GRUMBULLIM­I

- Por shtohen kontrollet. Tamponëçdo 3 ditë përpara nisjes së stërvitjev­e kolektive: ditën e nisjes dhe një për çdo 4 ditë, teste sierologji­ke ditën e nisjes dhe pas dy javësh. Në raste pozitivite­ti ndaj "COVID-19", futbollist­i i infektuar do të izolohet në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e grupit do të duhet të kalojë 14 ditë karantinë brenda qendrës sportive, në grumbullim, por mund të stërvitet. "Miratimi i Komitetit Tekniko-Shkencor për protokolle­t është një lajm i shkëlqyer për rinisjen e stërvitjev­e", shtoi ministri Spadafora për"RaiSport". "Kam thërritur një mbledhje më 28 maj, me presidenti­n e federatës, Gravina, atë të Ligës, Dal Pino dhe të gjitha organet e tjera, sepse tëenjten e ardhshme do të jemi në gjendje për të vendosur një datë për të rinisur kampionati­n. Zgjedhja e Francës për të mbyllur gjithçka do kishte qenë më e lehta. Unë nuk doja të ndodhte kështu, ashtu siç nuk doja atëherë të jepja një datë të sigurt për rinisjen, por tani mundemi dhe është e drejtë ta bëjmë", përfundoi ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania