Panorama Sport (Albania)

Verë lamtumiras­h, Reali e Barça 30 lojtarë në ankand

Huazime dhe shitje, ja kush e rrezikon vendin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mirupafshi­m ose lamtumirë! Në Madrid dhe në Barcelonë do të jenë dy përshëndet­je që do të dëgjohen shumë shpesh në merkaton e verës. Në dy kampet më të mëdha të futbollit spanjoll do të ketë ndarje të mëdha dhe të dhimbshme, sepse do të largohen shumë futbollist­ë për të ndërtuar organikën ideale për arritjen e objektivav­e. Për momentin ka shumë futbollist­ë në të dyja skuadrat, të cilët do të huazohen ose do të shiten. Në Madrid situata është më e vështirë sesa në Barcelonë, por në total mund të jenë afro 30 lojtarë nga të dyja skuadrat që do të marrin valixhet. Pushimet nuk do të jenë të qeta në zyrat e "Bernabeu"-t dhe "Camp Nou"-t, sepse bëhet fjalë edhe për emra të rëndësishë­m dhe kampionë që kanë bërë histori në të dyja skuadrat. Gazeta "MARCA" analizon situatën e të dyja skuadrave dhe rastet më delikate si Rakitiç dhe Umtiti te Barcelona, apo Hames, Bejl dhe Mariano te Reali i Madridit. Kjo është një merkato e çuditshme edhe për shkak të krizës nga Koronaviru­si.

REALI

Reali ka një organikë shumë të fryrë dhe nëse do të llogaritim Reinierin, do të jenë 26 lojtarë në verë pa harruar të rinjtë Havi Sançez, Soro dhe De Frutos. Në portë do të rikthehet Lunin për t'i zënë vendin Areolës. Rasti i Ashraf Hakimit është ai që po diskutohet më shumë në zyra. Askush nuk dyshon te potenciali i tij, por ka dyshime nëse mund të vazhdojë të jetë pjesë e Realit. Prezenca e Karvahalit në të djathtë dhe e dyshes Marselo-Mendi majtas ia vështirëso­jnë objektivin për të qenë titullar. Për më tepër, Hakimi ka shumë oferta të mira. Në mesfushë Sebajos nuk është në planet e Zidanit, Reguilon mund të qëndrojë edhe një sezon te Sevija, Vajeho nuk ka më vend, ashtu si për Kubon dhe Majoralin. Odriozola është në ajër, por fakti që u largua në janar të bën të mendosh se nuk do të qëndrojë në Madrid. Oskar ka shkëlqyer këtë vit te Leganesi, por te Reali formacioni­n duhet ta shikojë me dylbi. Reinier do t'i bashkohet ekipit të

parë pak nga pak. Kalojmë te peshat e rënda: Hames dhe Bejl. Situata e tyre nuk ka ndryshuar dhe sërish janë në merkato. Hames ka vetëm një vit kontratë dhe largimi i tij është më i lehtë, ndërsa Bejl si gjithmonë është problem. Kontrata

e tij është e vlefshme deri në vitin 2022, por Zidan nuk e ka në plane. Lojtarët e tjerë që do të largohen janë Brahim Diaz dhe Mariano, po ashtu edhe Joviç mund të huazohet. Pastaj ekziston një grup futbollist­ësh, që vazhdimësi­a e

tyre nuk garantohet Si Marselo dhe Lukas Vaskez.

BARCELONA

Organika e Barcelonës është më pak e fryrë sesa ajo e Realit (19 lojtarë në ekipin e parë), por me të tjerë si Penja, Araujo, Riki Puxh apo Ansu Fati nga

akademia. Problemi është se lojtarët që janë në skuadër do të ndryshojnë për të patur një revolucion. Barcelona po përgatitet për të larguar më shumë lojtarë se Reali. Vetëm disa prej tyre e kanë vendin të sigurt te katalanasi­t: Ter Shtegen, Pike, Alba, Buskets, De Jong, Mesi, Suarez, Grizman). Të tjerët si Neto, Roberto, Umtiti, Xhunior, Rakitiç, Vidal dhe Breithueit janë në merkato. Shkëmbimet janë në modë në Barcelonë dhe kjo është formula që mendohet si e duhura për të arritur te lojtarët si

Lautaro Martinez dhe Pjaniç. Juventusi pretendon Arturin, por braziliani nuk ka ndërmend të largohet. Semedo gjithashtu është në listën e largimeve dhe ai ka nisur bisedimet me disa skuadra. Kutinjo, Vague, Todibo, Oriol Buskets, Pedri, Emerson janë lojtarë që do të rikthehen të luajnë në "Camp Nou" dhe nuk ka vend për të gjithë. Për Dembelenë po bëhet një analizë më e thellë, sepse francezi po rikthehet nga dëmtimi dhe Kike Setien mund t'i japë një shans tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania