Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i Inter, ja plani për “mandatin” e dytë të Kontes

Do të ketë afrime dhe largime në merkaton e ardhshme

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një tjetër Inter në kantier. Plane dhe projekte për sezonin e dytë të Antonio Kontes. Do të ketë edhe largime, sigurisht. Por, ideja në fund të një merkatoje për t'u dribluar me gjithë problemati­kat e lidhura me pandeminë, është rritja e nivelit të konkurrenc­ës për të synuar titullin, me vendosmëri, në mënyrë që të mos konsideroh­et një ëndërr e paarritshm­e. Projekti parashikon gjashtë blerje kryesore. Për ta realizuar, normalisht duhen konkretizu­ar shitjet.

SULMI - Operacioni më i ndërlikuar është i lidhur me repartin e sulmit, ku Dris Mertens është riafruar në fakt sërish me Napolin. I vetmi emër tjetër po aq joshës në merkaton europiane, me të njëjtat karakteris­tika "ekonomike", i përgjigjet emrit të Edinson Kavanit:

po pret një telefonatë rinovimi nga PSG që ende nuk vjen. Një tjetër çështje mbetet ajo e situatës së Lautaros. Barcelona po kërkon shkëmbimin e duhur për të mbyllur operacioni­n. Të dyja palët po presin të përfundojn­ë gjithçka sa më shpejt, edhe për të gjetur alternativ­ën në bazë të përgjigjes së "Demit". Deri tani po ndiqet Timo Verner i Lajpcigut. Dhe gjermani mund të vinte edhe me një skonto: kushton 50 milionë dhe jo 60, nëse Lajpcigu nuk shpallet kampion i Bundesligë­s.

KRAHËT - Semedo në këtë repart është emri që i kënaq të gjithë. Problem është vlerësimi i lartë që i bën klubi katalanas (rreth 60-70 milionë). Megjithatë, edhe një emër tjetër prej disa kohësh po bën jehonë në ambientet zikaltër dhe është Ashraf Hakimi, i rikthyer në Madrid pas huazimit dyvjeçar

te Dortmundi: pengesë mund të jetë vlerësimi prej 50 milionë eurosh. Në të djathtë mbetet i hapur edhe diskutimi për Mozes: brenda fundit të majit Interit duhet t'i derdhë Çelsit 12 milionët ose ta kthejë në Londër. Ndërsa në krahun tjetër "balotazhi" është mes Emerson Palmierit (i stërvitur te Çelsi nga Konte) dhe Zhunior Firpo.

MESFUSHA - Mesfusha do të pësojë më shumë ndryshime. Borha Valeros i skadon kontrata, Vesino mund të kthehet protagonis­t në merkato ashtu si në janar, por Interi duhet t'i gjejë një sistemim edhe Naingolani­t. Fati i belgut është i lidhur me atë të Vidalit: nëse Kaljari e mban, zikaltrit drejtohen nga kiliani. Pas eksperienc­ës, edhe talente: ai i 2020-ës mund të jetë Sandro Tonali që vlen 50 milionë. Këto janë copëzat e Interit të ri që Konte shpreson të ndërtojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania