Panorama Sport (Albania)

Materaci, 23 rrëfime “Triplete”: Kur i qava Mou-t “Me kë po na lë?”

Ish-mbrojtësi italian i skuadrës së Interit zbulon prapaskena pikante në ditët përpara lavdisë

-

Ai thërritej "njëzetetre­shi" po aq sa Marko Materaci: kampion bote me Italinë dhe më pas Europe me Interin. Italiani ka treguar, për "La Gazzetta dello Sport", 23 histori të ndryshme nga "Tripleta".

1) MURINJO I PARË - "Stërvitjet i dua me njëqind në orë", kërkonte Mou që në ditët e para. Shkoj në shtëpi i lumtur. Mendoja: "Jam në fund të karrierës, së paku në vitet e fundit do të argëtohem".

2) AI SMS PËR ETONË - Si e bindi kamerunasi­n të transferoh­ej tek Interi: "Ishte gushti i '99ës, luhej Peruxha-Real Madrid 11. Shënova golin për Peruxhën, më pas u aktivizua ai djalosh 18vjeçar: një forcë e perëndisë, lëvizje mahnitëse, përfshi asistin për barazimin e Morientes. "Çfarë më duhet, unë po e provoj", i thashë vetes. Dhe i shkrova: "Hajde tek Interi dhe fitojmë gjithçka".

3) TAKIMI I PARË - "Ndodhi në 'Appiano Gentile': e shoh në sy dhe dalloj fytyrën e tij të mirë, atë që më kishte bindur se nuk do të reagonte keq ndaj mesazhit tim. Vjen drejt meje duke qeshur. U përqafuam, sikur të njiheshim prej kohësh".

4) PEKIN - Superkupa italiane, Inter-Lacio 1-2: "Ndeshje e pabesueshm­e, rezultat i çuditshëm, por Eto gjithmonë i një tjetër kategorie: në të vërtetë ishte ajo dita kur kuptuam vërtet se sa të fortë ishim".

5) SHNAJDER TITULLAR - Porsa vjen, Milan-Inter 0-4: "E kishim parë të stërvitej vetëm nga larg; me ne, asnjëherë. Gjatë një mbledhjeje teknike mes 11-shes ishte edhe ai: askush nuk kundërshto­i, askush nuk pa i habitur. E dinim që Mou kishte arsyet e tij: nëse e bënte, e dinte përse".

6) VRAPIMI I KIVU - Dëmtimi në Veronë: "Bëmë dushin në 5 minuta, të gjithë iu drejtuam spitalit. Një ditë më pas na thoshte: 'Mos bëni shaka, kthehem në kohë'. 'Ne të presim', iu përgjigjëm. Kur u nis nga pankina drejt ultrasve pas golit të Diegos në Sienë dukej Bolt. Dhe gjashtë ditë më pas ishte titullar në 'Bernabeu'".

7) PRANGAT E MOU-t - "Nuk po duronte dot më, donte të na bënte të kuptonim: 'Po shkojmë në luftë: nëse jeni dakord, vij me ju'". 8) ÇFARË... "SHPËLARJEJ­E"

- "Ditën pas Katanias: Murinjo nuk kurseu askënd, as Toldon që nuk luante kurrë. Dhe as Etonë, që kur rezultati ishte 1-0, në kundërsulm, u ndal në vend që të shënonte sepse Alvarez ishte në tokë: 'Nuk kishte asgjë... Bravo, do të jeni kampionët e 'Fair Play'", na tha Mou.

9) 2 MINUTAT E LONDRËS Çelsi-Inter: "E dinim që nga dhjetori që do mund të hyja. Mou më dërgoi Rui Farian: 'Po luan pak, por nëse ndihesh ende i motivuar, dije se tani do të kesh më shumë hapë

sira. Dhe në Londër, ndeshje 'angleze', ndoshta do të na nevojitesh'. Hyra vetëm në kohën shtesë, por nuk ishte një rastësi". 10) DHE 2 TË "BERNABEU"-t

- "Zhoze më shkroi një SMS porsa kishte përfunduar ndeshja e Barcelonës: 'Sot hyri Kordoba sepse përpara kishim Bojanin, në finale mund të hyjnë Gomez ose Kloze: do ta kesh radhën ti'. Isha në fushë vetëm për pak kohë, megjithatë nuk pati çmim.

11)IBRA NË "CAMP NOU" Barcelona-Inter 1-0: "Në ndeshjen e grupit në nëntor, Ibra ishte në stol i dëmtuar. Ndërthuri vështrimin e Vieirasë dhe bëri një fytyrë si për të thënë: 'Sa mirë po luajmë'. Pesë muaj më pas e pamë ne, pa i thënë asgjë: indiferenc­a është shuplaka më e keqe. Mjaftonin fytyrat tona".

12)STOLI I THYER - "Te pritja e Zhulio Sezarit ndaj Mesit bëra një kërcim nga frika dhe theva stolin duke zbritur. Dhe në fund u hodha i veshur në vaskën me hidromasaz­h të akullt".

13) JO MË 5 MAJ - Roma-Inter 0-1, 5 maji 2010: "Datë e shëmtuar për mua, por nuk kisha frikë

për një tjetër rast për të harruar. Zhoze po më karikonte prej tri ditësh: 'Je gati?' Nuk nisi mirë: Shnajder doli jashtë loje për një pakujdesi të Burdisos, edhe unë thuajse prej goditjeve të Meksesit. Por, isha gati...".

14) MILITO NË SHPINË - Dita e titullit, Siena-Inter 0-1: "I thashë Diegos: 'Duhet të shkosh poshtë ultrasve'". Ai, shumë i përulur, ndihej në turp. 'OK, atëherë të çoj unë', i thashë. E mora në krah".

15) "NUK NDODHI" - Fanella e veshur ditën e titullit: "E bërë vetë të shtunën paradite me Paolon dhe Klaudion, magazinier­ët".

16) "E DONI" - "E doni edhe këtë?", fanella e mbrëmjes së Madridit: "Lindi pas Sienës: vepër e Aldo Drudit, që bën kaskat e Valentino Rosit. Ideja më erdhi kur kërkuan prapa titullin e 2006-ës, nevojitej vetëm rasti më i mirë i mundshëm".

17) NJËQIND BILETA - "Përpara kthimit me Barcelonën, Murinjo ishte shumë serioz: 'Nëse shkojmë në finale, 100 bileta për secilin lojtar. Me pagesë, normalisht'. Njëqind: kush kishte menaxhimin e gatishmëri­së ishte i bardhë

në fytyrë. Në fund ishin 70: unë bleva vetëm 10, do të më ishin nevojitur 500". 18) PROSHUTA E STANKOVIÇI­T

- "Të premten 21, një mik i sjell Deki Stankoviçi­t në hotel tri proshuta 'patanegra superlusso'. Shohim njëritjetr­in dhe themi: 'Jo s'mundemi, nesër luajmë". Një orë më mbrapa i kishim mbaruar: antistresi më i mirë përpara një ndeshjeje". 19) PUSHIMI NË MADRID "Paradoksi i Mou-t: 'Djema, kujdes: nëse luajmë kaq mirë bëjmë atë që shpreson Bajerni, të na befasojë në kundërsulm. Luani pak më keq pra...".

20) LOTËT ME MOU-n - "Prej njëzet ditësh i luteshin të mos largohej dhe i pëshpërita: 'A e mendon se në çfarë duarsh na lë?' Flitej që në atë kohë për Benitezin, por do ta kisha thënë për këdo tjetër".

21) E PARA PA GOL - Sezoni i parë pa shënuar gol: "Ma vunë në dukje dhe u përgjigja: 'Ta dija që do të ndihmonte për të fituar gjithçka, do të shënoja shumë më pak vitin përpara...". 22) TROFETË ME ULTRASIT "Në Romë, në Sienë, në Madrid, gjithmonë te ultrasit me trofetë: isha një tifoz i Interit ashtu si ata, kisha vetëm fatin të isha një tifoz brenda fushës". 23) KËRCIMI ME SAMUELIN

- "Kërcimi me pakot plastike lindi vitin pas 'Tripletës', në Palermo. Lindi gjithçka nga një film. Por, se çfarë kishte në të vërtetë brenda atyre pakove e dimë vetëm unë dhe ai...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania