Panorama Sport (Albania)

Reali kërkon ta prishë martesën Juventus-Dibala

Madrilenët e kanë si opsion të dytë pas Halandit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në momentin kur Paulo Dibala dhe Juventusi janë duke kurorëzuar martesën e përjetshme dhe i kanë thënë "po" njëri-tjetrit, një zë nga "salla" prish qetësinë. Është Reali i Madridit, i cili e ka sërish në listën e dëshirave sulmuesin argjentina­s. Nuk është hera e parë që Dibala pëlqehet nga drejtuesit madrilenë, por rritja e këtij sezoni i ka mahnitur dhe po mendojnë seriozisht të bëjnë një ofertë në drejtim të "Zonjës së Vjetër". Lajmin e bën të ditur "Don Balon", që raporton se Reali do ta ketë shumë të vështirë që të arrijë te Haland në këtë merkato dhe do të hidhet në sulm për argjentina­sin e Juventusit. Dibala është një kampion që do të përshtatej menjëherë në "Bernabeu" dhe Zinedin Zidan e vlerëson shumë si lojtar duke e përdorur në disa role të sulmit. Bardhezinj­të nuk kanë asnjë qëllim për t'u privuar nga shërbimet e sulmuesit të tyre, por janë të gatshëm që të dëgjojnë oferta më shumë se 70 milionë euro për "Joya"-n. Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe ende nuk ka rinovuar, prandaj Juventusi duhet të bëjë kujdes. Dibala, në fakt, dëshiron që të qëndrojë në Torino dhe do të jetë lideri i Juventusit të ardhshëm, por nuk e ka harruar ende mënyrën si kampionët e Italisë u sollën me të një vit më

parë kur dëshironin ta largonin drejt Mançester Junajtidit. Këtë herë ai mund të ketë një mundësi për t'u hakmarrë, edhe pse duket që është pajtuar me gjithçka dhe drejtuesit e kanë pranuar gabimin që po bënin. Dibala dhe Juventusi janë duke biseduar me njëritjetr­in për të rinovuar kontratën deri në vitin 2025 dhe ai do të jetë një nga lojtarët më të paguar të ekipit. Kjo merkato është e çuditshme dhe gjithçka mund të ndodhë, prandaj surprizat nuk përjashtoh­en.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania