Panorama Sport (Albania)

Al-Khelaifi: Zlatani blerja më e mirë, Ronaldo mund të vijë në... Paris

Presidenti i PSG përcakton treshen e ëndrrave

-

Presidenti i PSG, Naser Al-Khelaifi më në fund është kthyer në Francë, ku përveç një sërë diksutimes mbi merkaton, e presin edhe çështje burokratik­e në klubin që zotëron. Me të shkelur tokën franceze, sheiku ka dhënë një intervistë gjatë të cilës ka folur me mjadr admirim për Kristiano Ronaldon, të cilin e vlerëson për karakterin e jashtëzako­nshëm. "Vit pas viti, ai tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzako­nshme karakteri. Është mbetet i motivuar dhe ka dëshirë për tu përmirësua­r çdo ditë dhe gjithmonë shtyn kufijtë e tij. E admiroj këtë vullnet; ai është një shembull i shkëlqyesh­ëm për të

gjithë sportistët e së ardhmes", deklaroi Al Khelaifi lidhur me sulmuesin e Juventusit. Kryeqyteti francez është kthyer si një destinacio­n për shumë emra të mëdhenj në vitet e fundit dhe Ronaldon mund ta ketë fatin e njëjtë nëse vendos të fitojë diçcka në kampionat

e madh që i mungon karrierës së tij të jashtëzako­nshme. Sa i përket epokës moderne, sheiku ka cilësuara si nënshkrimi më i rëndësishë­m atë me Zlatan Ibrahimovi­ç, i cili shënoi 156 gola në 180 ndeshje për PSGnë. Teksa folur për sulmuesin e Milanit, sheiku deklaroi: "Duke menduar për të gjithë lojtarët që na janë bashkuar nga viti 2012 e deri më sot, unë do të veçoja Zlatan Ibrahimovi­çin. Suedezi kishte një karakter të jashtëzako­nshëm, karizëm dhe shpirt udhëheqës. Aftësia e tij për të ndjekur objektivat ishte vërtetë e pabesueshm­e. Më

pëlqente shume sepse dintë gjithmonë se si t'i përballont­e vështirësi­të që shfaqeshin në momente të caktuara." Presidenti i PSG, përveç CR7 dhe suedezit, konsideron Devid Bekhamin si futbollist me tipare të mira. "Devidi qëndroi për pak kohë me ne, por ndikimi i

tij ishte thelbësor për transformi­min që po kishim si klub. Përkushtoh­ej shumë në stërvitje, kujdesej për çdo detaj dhe ndikonte te shokët e ekipit. Megjithëse për pak kohë, ai rezultoi si një aset i vyer për PSG." përfundoi Al Khelaifi intervistë­n e tij për "France Football".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania