Panorama Sport (Albania)

Avni Ponari: Titullin duam ta japim në parket

Kreu i Federatës Shqiptare së Basketboll­it komenton situatën në sportin e koshit

-

Ndonëse ende nuk është dhënë leje nga qeveria për aktivitete­t në salla të mbyllura, Avni Ponari, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketboll­it, është shprehur se sporti i koshit do t'i shpallë kampionët në parket. Gjatë një lidhjeje me programin "Fan Zone" në "SuperSport", Ponari deklaroi: "Prej dy muajsh janë ndalur ndeshjet dhe pak ka ngelur. Kemi vendosur që titulli të vendoset në parket dhe këtë e kemi arritur në marrëveshj­e me klubet. Jemi në pritje të takimit të parë për të mësuar se kur do të kthehemi në stërvitje apo ndeshje. Duhet një kohë e gjatë për të rinisur pasi shumica e klubeve kanë lojtarë të huaj që janë larguar e nuk mund të kthehen në Shqipëri, pasi janë mbyllur edhe linjat ajrore. U kemi dhënë dy versione skuadrave që të grumbulloh­en dhe ndeshjet të luhen vetëm në një pallat sporti. Federata e ka mundësinë vetëm po të zhvillohen në një pallat sporti. Ne nuk do të bëjmë asnjë ndeshje pa gjetur akordin me klubet", tha kreu i basketboll­it shqiptar. Më tej Ponari foli edhe për mundësinë e shtyrjes së kampionate­ve deri në shtator: "Mund t'i shtyjmë ndeshjet për muajin shtator, nëse do të jetë mundësia, pasi duam ta nxjerrin fituesin në parket dhe jo në tavolinë. Të gjitha ekipet kërkuan 2-3 javë kohë për t'u stërvitur e kjo do të bëhet kur të gjithë të jenë gati dhe në mënyrë të barabartë". Në fund presidenti i FSHB-së u rikthye të flasë edhe një herë për krijimin e ligës rajonale: "Është biseduar gjatë dhe ka pasur mendime nga më të ndryshmet. Tani Kosova është pjesë e FIBA-s dhe ne duhet të marrim shembullin e vendeve nordike. Në Shqipëri 5-6 ekipe mund ta përballojn­ë ashtu si edhe në Kosovë. Diskutimi po ecën siç duhet dhe nga FIBA kemi marrë miratimin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania