Panorama Sport (Albania)

Apeli i Goreas: Vendosni kampionin

"Në parket apo tavolinë, ja arsyet pse titullin duhet ta përcaktojë asambleja"

- ARTIN LLESHAJ

Gjatë asamblesë "on line" të mbajtur fundjavën e kaluar, klubet e Superligës në basketboll­in e meshkujve ishin të ndara për sa i përket mundësisë për të rifilluar sezonin. Goga, Vllaznia dhe Tirana kërkuan për ta mbyllur këtu kampionati­n, ndërsa Teuta, Partizani dhe Barleti-Eagles ishin të mendimit se sezoni duhet të rifillojë. Presidenti i Teutës, Arqile Gorea, në një intervistë për "Panorama Sport" tregon qëndrimin e durrsakëve për të rinisur sezonin. Ai shpjegon arsyen përse edicioni nuk duhet të mbyllet pa fitues, ndërsa flet gjithashtu edhe për ndryshimet statutore që Teuta propozon.

Z.Gorea, pse Teuta kërkon që kampionati të rinisë?

Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës që kampionati përfundon pa titull. Basketboll­i shqiptar ka pasur rastin të kalojë edhe ngjarjet e vitit 1997, por u gjendën rrugët dhe mundësitë për ta përfunduar kampionati­n, natyrisht duke shpallur edhe fituesin. Kemi një barrë me sakrifica nga sportistët dhe klubet, kemi shpenzime të bëra, gjithashtu edhe një atmosferë emocionale që e ka shoqëruar kampionati­n gjatë gjithë kohës. Të gjitha këto janë një investim shumë i madh që nuk mund të hidhet poshtë. Siç dihet, tri ekipe duan ta përfundojn­ë sezonin, ndërsa tri të tjera jo. Teuta futet tek ekipet që penalizohe­n nga vazhdimi i kampionati­t, sepse kemi disa lojtarë të huaj, të cilët duhet të rikthehen. Kemi probleme jo vetëm me hapjen e kufijve në shtetet përkatëse, por edhe me fluturimet, të cilat tani janë me kosto edhe më të lartë, por gjithsesi duhet të gjendet një zgjidhje për përfundimi­n e kampionati­t. Dua të përshëndes edhe qëndrimin e Partizanit dhe të Barleti-Eagles, skuadra të cilat janë në një mendim me

Teutën. A duhet dhënë titulli, nëse nuk do të jetë mundësia për të zbritur në parket?

E kam thënë dhe e përsëris që titulli duhet të jepet në parket, por gjithsesi kusht themelor për mua është kampionat pa fitues nuk duhet të ketë. Për këtë le të vendosin organizmat e federatës dhe jo kryesia apo presidenti, sepse në FSHB po anashkaloh­en dhe po deformohen shumë gjëra. Organi suprem që merret me vendimet e rëndësishm­e është asambleja, e cila duhet të mblidhet dhe të vendosë për këtë situatë. Mos të harrojmë që kemi pasur shpenzime gjatë këtij kampionati dhe një pjesë e këtyre shpenzimev­e janë të akumuluara nga federata. Kemi paguar për federimet, për transferim­et e lojtarëve dhe jo pak, por dy apo trefishin e shteteve fqinje. Mund të përmend së fundmi vetëm një federim të një lojtari kemi paguar 1850 euro. Të gjitha këto shpenzime janë bërë për të fituar kampionati­n dhe jo për të dalë barazim. Të përcaktohe­t ekipi kampion në parket apo në tavolinë. Teuta është ndër shoqatat që kërkon rishikimin e statutit para se të shkohet në zgjedhje. Cilat janë ndryshime që ju propozoni?

Federata jonë ka një mijë probleme, siç janë transparen­ca, konflikti i interesave, problemi i vendosjes së barazisë ndërmjet anëtarëve, problemi i zgjedhjeve. Federata duhet urgjentish­t që të pastrojë asamblenë nga shoqatat fantazmë, të cilat nuk kanë ekipe, por kanë të drejtë votash. Duhet vendosur një emërues i përbashkët për votat, për secilën shoqatë. Pra, duhet të ngrihet një grup pune që të merret me drejtësinë e ligjit për sportin në federatë. Duhet të futemi në zgjedhje me një statut të konsolidua­r, pra duhet të kemi një asamble statutore, ku nuk duhet të jetë federata, por asambleja, filtri për propozimet e shoqatave. FSHB është kthyer në një shtëpi të braktisur nga ikonat e basketboll­it shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania