Panorama Sport (Albania)

Bajko: Bajko: Tirana Tirana ekipi i i Partisë, Partisë, Mustën Mustën dhe disa disa zevzekë zevzekë donin donin t''i hiqnin nga Partizani

“Skandali në Portugali, Partizani të kërkojë dëmshpërbl­im tani” Ish-trajnerii: Ish-trajnerii: Më Më 1989 bënë bënë hiille hiille të të mos mos diillniim kampiionë.. kampiionë.. Kolla Kolla djallë djallë ii ndershëm,, por Shqiipërii­në nuk e drejtonte ushtr

- JETMIR HALILAJ

Neptun Bajko ka një mem orie të admirueshm­e nëse merr parasysh se sa i kanë parë sytë këtij njeriu në karrierën e tij. Është i gatshëm të të japë përgjigje edhe për detajin më të vogël. Me një qetësi olimpike shpjegon me detaje se çfarë ndodhi në vitin 1989 kur ai ishte trajner i Partizanit. Në intervistë­n për "Panorama Sport", ish-trajneri i shquar i Partizanit dhe i Kombëtares rrëfen edhe se çfarë ndodhi në ndeshjen kundër Benfikës. I kthen edhe një përgjigje therëse edhe Agustin Kolës. "Agustini është një djalë i mirë, i ndershëm dhe ka qenë një sportist i shkëlqyer. Kjo as nuk diskutohet. Por, nuk është e vërtetë që Partizani ka qenë i preferuari i sistemit monist. Shqipërinë në ato vite e drejtonte Partia dhe Tiranën e kishte Komiteti i Partisë. Xhelil Gjoni bënte namin për Tiranën", thotë Bajko. Profesor, në lidhje me sezonin futbollist­ik të vitit 1989, Perlat Musta thotë që u shpikën disa norma në fazën e tretë të kampionati­t enkas për të dëmtuar Partizanin. Ju keni qenë trajner, a qëndron ky pretendim i ish-portierit tuaj?

Edhe mua më ngacmoi titulli i shkrimit dhe deklarata e Mustës, por të them të drejtën arsyeja është diçka tjetër. Deri diku në mendimet e drejtuesve mund të ketë qenë që Partizani është i dënuar dhe nuk kemi pse të kërkojmë që me patjetër të dalë fitues, të fitojë kampionati­n.

Pra, u referoheni incidentev­e me Benfikën dy ditë më parë në Kupën e Kampioneve?

Po, pikërisht. Po thoni që ishte e planifikua­r nga "lart" që ju të mos dilnit kampion, pasi ishit të dënuar?

Mund të jetë edhe kështu. Kam pasur gjithmonë dyshime për këtë. Por, për mendimin tim, u përdor një hile tjetër. Dhe hilja qëndron tek ajo, që Perlati, Ariani, Niko Frashëri, Ilir Lame janë dënuar nga pesë vjet. D.m.th., në këtë situatë mund të mendohej që ne edhe i heqim qafe këta lojtarë që konsideroh­eshin zevzekë, të vjetër, problemati­kë dhe rinovojmë edhe ekipin.

Kjo ishte me miratimin, me vullnetin tuaj apo bëhej me udhëzim nga "lart"?

Absolutish­t jo. Unë atëherë jam acaruar shumë. Zbatimin e kritereve të normave e bënte, ndjesë pastë, Miço Papadhopul­li. Jam fjalosur keq me të për probleme që bazoheshin te normat për të luajtur futboll. Unë i thashë se vija nga Italia, nga Koverçanoj­a dhe normat bëhen për gjithë popullsinë. Testi ishte rutinë, një test që vlerëson maksimalen e oksigjenit etj., etj., por nuk të pengon të luash futboll. Ato janë teste që një trajner, një kabinet mjekësor të dijë se në ç'gjendje i ka lojtarët, kur e kanë maksimalen, kur e kanë rënien dhe të marrë masa për një stërvitshm­ëri më të mirë me baza shkencore. Kurse te ne u përdor kjo "armë". Këtu kam dyshuar përherë. Të jemi të qartë, po thoni që u përdorën testet si pretekst që ju të mos dilnit kampion?

Unë nuk e di deri ku ka shkuar djallëzia, sa mund ta kenë menduar deri në këtë aspekt, por unë i mëshoj përdorimit të normave. Po në sezonet e tjera, pas incidentit në Portugali, patët ndonjë penalitet apo pengesë ekstra që Partizani të mos dilte kampion?

Jo. Deri këtu jo. Këtë nuk e kam menduar asnjëherë, sepse unë me këtë e motivoja ekipin. Hajdeni ta fitojmë dhe njëkohësis­ht shlyejmë detyrimin dhe zvogëlojmë kohën e dënimit.

Ato vite nuk morët pjesë fare në Europë, apo jo?

Jo, jo. Mbas dënimit të '87-ës nuk morëm pjesë. Në '90-'91 u shlye komplet dënimi. Ju përmendët disa lojtarë dhe i etiketuat si "zevzekë"... A ishin Musta me shokë realisht problemati­kë apo filluan të paragjykoh­eshin vetëm prej atij problemi?

Kjo është një histori shumë e gjatë. Sa u përket këtyre katër apo pesë lojtarëve, ishte e paramendua­r që të largoheshi­n. Në një formë ose në një tjetër, të gjendej një mënyrë që të largoheshi­n dhe ekipi të mos kishte më këtë problemati­kë, por edhe të rinovohej. Unë kam një histori të tmerrshme në kuptimin profesiona­l.

Çfarë historie?

Kur erdha nga Koverçanoj­a dhe mora Partizanin. Ishte pikërisht koha kur Partizani humbi Kupën e Republikës në Elbasan dhe akuzoheshi­n 2-3 lojtarë që e lanë ndeshjen. Në momentin që unë emërohem, bëj listën e ekipit dhe e dorëzoj në klub. Ky i fundit e dërgonte në ministri që shqyrtohej dhe aprovohej. Kështu ishte rregulli dhe nuk kishte ndonjë të keqe në këtë mes. Në klub filluan pëshpërima­t, sepse unë kisha futur në listë të gjithë çfarë ishin aty, gjithë ekipin, shto këtu dhe nja dy nga lojtarët e rinj që më kishin thënë se ishin lojtarë me vlerë. Ndërkohë që më thonë: "Bëj edhe një listë tjetër dhe shihni pak këta sepse edhe opinioni, ministria, me Perlatin dhe Arianin (Ahmetajn) sikur nuk janë shumë të kënaqur". Është një dyshim që ka mbetur që nga Kupa e Republikës, që humbi Partizani dhe këta akuzohen direkt. Të them të drejtën, mbeta keq sepse unë i dija historitë. Të dhënat mua më erdhën që kur isha në Romë ku vazhdoja studimet. Më mbërriti një letër nga dy miq të mitë të ngushtë, që e dinin situatën te Partizani. Një informacio­n i plotë më erdhi nga Gjergji Thaka që drejtonte në atë kohë ekipin.

Çfarë kërkonin saktësisht nga ju?

Ata prisnin që meqenëse erdhi trajneri i ri nga Italia, pa dyshim që do të bëjë reformë në ekip duke u shkëputur njëherë e mirë nga këta futbollist­ë, ndërkohë do të shpëtonte nga telashet, ministria dhe opinioni mbi këta lojtarë. Por, unë nuk hoqa asnjë prej tyre, edhe pse deri diku i ishte komunikuar që mund të largoheshi­n nga ekipi. Ndërkohë, thirra dhe 2-3 të tjerë. Me sa më kujtohet, Eksarkon dhe Duron. A kishte atëherë diferencim­e mes ekipeve? Sepse Kola thotë: "Ne futbollist­ëve na kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës të gjithëve, edhe të Dinamos edhe të Tiranës, jemi ndier të privilegju­ar..." Por, thotë edhe që, më i privilegju­ar nga të gjithë ka qenë Partizani sepse kishte Presidiumi­n me vete. A ka pasur diferencim­e Partizani apo Dinamo që sot quhen ekipe të ushtarakëv­e ose të policisë?

Absolutish­t jo. Ndikimi mund të ishte deri diku kur caktonin ndonjë arbitër kur e shihnin ndonjë ndeshje të vështirë, që duhet ta fitonte. Nëse do të mbahej me hatër, më vjen keq ta them, sepse Kola është djalë i ndershëm, i drejtë, futbollist shumë i mirë, por te ne ka udhëhequr Partia. Nuk ka udhëhequr as ushtria, as Sigurimi. Dhe, në këtë aspekt Tirana ishte më e favorizuar nga të gjithë ne.

Pse?

Sepse ishte Komiteti Partisë i Tiranës që e kishte në varësi ekipin e Tiranës, që e ndihmonte e interesohe­j. Xhelil Gjoni, kryetari i Komitetit të Partisë, e ndihmonte shumë Tiranën. Zëvendësmi­nistri i Brendshëm Hysen Shaho ka ndihmuar Dinamon sa s'bëhet. Problemet ua zgjidhte, i mundësonte lojtarët e rëndësishë­m që kërkonte ekipi. Ai ndërhynte dhe ua merrnin futbollist­ët ekipeve të tjera. Në këtë aspekt flas. Ndërsa unë mezi kam marrë tre ushtarë në ekip. E kërkova që në fillim këtë dhe isha entuziast se me të rinjtë do ta bëja Partizanin. Tani mund të them se ishte një mendjeleht­ësi imja profesiona­le për të ndërtuar Partizanin vetëm me të rinj. Por mua më thuhej: "Kemi orientim sa më pak ushtarë, kemi orientim sa më pak lojtarë t'ua marrim ekipeve të

tjera...". Atëherë kam ngulur këmbë vetëm për tre lojtarë, për Lefter Millon, Besnik Bilalin dhe Astrit Ramadanin. Partizani këta tre lojtarë ka pasur të huaj dhe ushtarë në atë kohë. U bë një rifreskim i ekipit dhe mora 22 lojtarë të ekipit të të rinjve, që i stërviste Besnik Çela. Siç ishin të gjithë, pa lënë asnjë, edhe pse e dija që ndonjë nuk kishte prirje për të rritur aftësitë, unë i mora të 22 ata. Ideja ime ishte që tani Partizani do të funksionoj­ë me fidanishte­n e vet dhe ia arritëm kësaj. Po të shohësh fotografit­ë, do të vësh re aty që kemi dy lojtarë, siç ishin Skënder Gega nga Shkolla e Mjeshtëris­ë Sportive dhe Fatmir Hasanpapa që u thirr ushtar dhe u bë edhe lojtar. Po të shohësh ekipin e parë të '85-'86, të gjithë janë lojtarë nga të rinjtë e Partizanit.

Çfarë ndodhi në Portugali profesor?

Këtë që do të them tani, e kam thënë edhe në konferencë­n e shtypit në '87-ën para 300 gazetarëve. Ekipi i Partizanit ka pasqyruar vlerat më të mira të futbollit shqiptar përballë Benfikës së Portugalis­ë, një ekip i madh ky që në vazhdimësi doli dhe nënkampion i Europës. Ekipi i Partizanit pasqyroi në fushën e lojës disiplinë dhe korrektesë të jashtëzako­nshme

përballë një gjyqtari që e them me bindje të plotë, ka firmosur turpin e futbollit europian atë natë. Duhet të kërkojmë dëmshpërbl­im për atë ndeshje.

Pse mendoni kështu?

Veprimet e tij nuk i bën asnjë gjyqtar në gjendje të qetë psikologji­ke dhe që do të mbante drejtësi ndaj një ekipi shumë të madh të Portugalis­ë dhe një ekipi të një shteti të vogël, por që ishte socialist, Partizanit të Tiranës. Dhe kjo ishte gjithë fatkeqësia jonë, që Partizani përfaqëson­te Republikën Socialiste të Shqipërisë. Tre gazetarë portugezë, kur po jepja intervistë­n, më thanë: "Mos ju keni gabuar si trajner sepse keni menduar që do të përballoni dhe të fitoni me Benfikën? A e dini ju se kush qëndron prapa Benfikës"? "Jo", iu përgjigja. "Janë manjatët më të fuqishëm të Portugalis­ë", më thanë. "A mos ka qenë një mendjeleht­ësi ose entuziazëm i juaji, -më thanë, - që e udhëhoqët ekipin drejt kësaj filozofie? Ekipi juaj pasqyroi në lojë vlera që na kanë habitur për nivelin e futbollit shqiptar". Përgjigjja ime ishte: "Jo. Gjithsesi, unë di të them këtë gjë, që një ekip i vogël, por me përgatitje profesiona­le, me shpirt të madh, që vë në shërbim të ekipit dhe opinionit të vet mendësinë

 ??  ??
 ??  ?? Partizani i viteve ‘80
Partizani i viteve ‘80
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania