Panorama Sport (Albania)

Turqit e padisin për mashtrim, Idrizi: Në gjyq do të dalë e vërteta

-

Pas padisë që ka ngritur një biznesmen turk për Sinan Idrizin, ka reaguar edhe ishdeputet­i i PD-së, Agron Shehaj. Ai e akuzon si një mashtrues ndërkombët­ar, që përdoret si fasadë nga kryeminist­rin Edi Rama. “Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41% të aksioneve të kompanisë shtetërore ‘Air Albania’, akuzohet për mashtrim prej miliona eurosh. Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnjë aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën. Nuk ka asnjë dyshim që Sinan Idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë për vetë Edi Ramën. 41% të aksioneve të ‘Air Albania’-s janë të Edi Ramës. Është koha që SPAK të hetojë urgjentish­t lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit”, shkruante Shehaj në profilin e tij në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania