Panorama Sport (Albania)

Federata ngre zërin: Seria A do të përfundojë

Mbrojtësi: Kjo situatë nuk e shtrembëro­n kampionati­n

-

Pro ndeshjeve me dyer të mbyllura dhe ndeshjeve të ashtuquajt­ura “fantazmë” është edhe Mats Humels: në Gjermani kanë gjetur këtë term për rinisjen pa tifozë. E megjithatë, qendërmbro­jtësi i Borusias së Dortmundit, i cili kohët e fundit ka përfunduar në shënjestrë­n e kritikës pasi fryu hundën në fushë, ka gjetur, sipas raportimit të “Kicker”, aspektin pozitiv të situatës.

PIKA ZERO – Humels e ka cilësuar “pika zero” rinisjen e kampionati­t: “Nuk mendoj se ekziston një shtrembëri­m i realitetit e as i kampionati­t. Është vetëm një situatë ndryshe, por nuk e shoh si diçka që ndryshon fatet e Bundesligë­s. Do ta cilësoja pikën zero. Sigurisht fakti që luajmë pa tifozë dhe me stadiumet e boshatisur­a krijon një atmosferë të veçantë, ndryshe dhe krijon disavantaz­h edhe për skuadrat që luajnë në shtëpi. Por, e njëjta gjë vlen edhe për momentin kur do të përballemi me kundërshta­rët jashtë fushe. Më vjen keq, normalisht, veçanërish­t kur mendoj sfida si atë me Bajernin e Mynihut, kur zakonisht kemi një publik prej 80 mijë spektatorë­sh. Nëse duhet të shoh aspektin pozitiv, megjithatë, kështu mund të komunikoj më mirë me shokët dhe me stolin”, përfundoi Humels.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania