Panorama Sport (Albania)

Ceferin: Vë bast 1 mln € që do ta luajmë Europianin

“Vë bast 1 milion dollarë që‘Euro 2021’ do luhet”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Optimizmi që ka ni sur të ndihet për rinisjen e futbollit në Europë ndahet edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për “The Guardian”. Bundesliga është kampionati i parë kryesor në kontinent që guxoi të sfidojë virusin dhe rikthehet në fushë. Në të njëjtat gjurmë do përpiqen të shkelin edhe Premier Liga, La Liga dhe Serie A: “Jemi gati, do të ndjekim të gjitha rekomandim­et e autoritete­ve, por jam absolutish­t i sigurt se futbolli i bukur i vjetër, me tifozët e tij, do të rikthehet shumë shpejt. A do të vija bast 1 milion dollarë për faktin që Europiani do të luhet në vitin 2021? Do ta bëja, përse jo? Nuk mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmo­në, mendoj se gjërat do të ndryshojnë përpara se shumë njerëz mendojnë. Situata është serioze, por infektimet janë në rënie, jemi më të kujdesshëm, e njohim më mirë këtë virus. Pastaj unëjam optimist, nuk më pëlqen ky vizion apokalipti­k për të cilin duhet të presim një valë të dytë, të tretë, të katërt apo të pestë”.

– “Kjo është njëeksperi­encë e re, - vijon presidenti, - dhe kur tëçlirohem­i nga ky virus, gjërat do të kthehen në normalitet. Futbolli nuk ka ndryshuar pas Luftërave Botërore, nuk do të ndryshojë as pas këtij virusi. Njerëzit thonë se bota nuk do jetë më njësoj, por atëherë përse të mos mendosh se do jetë më e mirë? Përse të mos mendojmë se do të jemi më të zgjuar, ose që më në fund do kuptojmë se sa të dobët jemi përpara natyrës? Ka gjithnjë leksione për të mësuar”.

PËRSE JO MË I MIRË?

– Presidenti i Federatës Gjermane, Fric Keler, propozoi këtë javë vendosjen e rrogave tavan për futbollist­ët për të përballuar krizën financiare gjatë pandemisë: “Duhet t’i sjellim futbollist­ët profesioni­stë më afër njerëzve përsëri... Duhet të mendojmë për një rrogë tavan”. Por Ceferin e mbyll duke u dalë në mbrojtje aktorëve kryesorë të këtij sporti: “Unë nuk mendoj se futbollist­ët janë lakmitarë. Është merkatoja ajo që i vendos çmimet. Dhe nëse dikush të propozon 20 milionë dollarë në vit, nuk mendoj se është dikush që do të thoshte: ‘Jo, nuk dua të jem kaq lakmitar, më jepni 200

VENDOS MERKATO

mijë dollarë’. Është merkatoja ajo që vendos. Të shohim përgjigjen që tregu dotë japë dhe nëse kjo krizë do të bëjë uljen e këtyre çmimeve. Por nuk është korrekte që të flasim për futbollist­ë grykës, sepse kanë rroga kaq të larta. Ata sjellin shumë të ardhura dhe

futbolli është një industri e madhe që paguan shumë taksa, ashtu siç paguajnë edhe futbollist­ët. ‘Fair Play-n Financiar’ po mundohemi ta përmirësoj­më dhe po marrim në konsiderat­ë edhe vendosjen e një takse luksi nëse do të jetë e mundur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania