Panorama Sport (Albania)

Champions dhe ‘Top i Artë’, Ronaldo nxjerr dopio 6-ën

Kërkon Champions-in dhe “Topin e Artë” e gjashtë në karrierë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Të bëhesh për një vit “CR6”. Dhe me këtë objektiv prej së martës në “Kontinasa” rinisi sezoni bardhezi i Kristiano Ronaldos (me ngjyrat bardhezi sigurisht, sepse kampioni portugez nuk u ndal kurrë). Dhe nuk bëhet fjalë sigurisht për një zhgradim, ulja me një numër, sepse për të ndryshuar markën e famshme CR7 në “6” gjatë vitit 2020, ai duhet ta godasë dy herë këtë shifër. Bëhet fjalë për dy rekorde historike që ai mund vetëm t’i barazojë: gjashtë Kupat e Kampioneve të fituara nga Gento, krahu i majtë i Realit të Madridit të madh të Di Stefanos dhe gjashtë “Topat e Artë” të fituar nga Lionel Mesi. Por nëse do t’ia dilte, 35-vjeçari do të bëhej i vetmi që do t’i mbante këto dy rekorde: numri 1 për numrin e trofeve më të rëndësishm­e për klube në botë dhe numri 1 për trofeun më të rëndësishë­m individual në botë. Gjithçka do të kalojë përmes Ligës së Kampioneve, që është ambicia numër 1 e Kristianos dhe klubit të tij, Juventusit. Pa llogaritur kompeticio­net me kombëtaren, të ngresh kupën me veshë në finalen e Stambollit, do të ketë një peshë vendimtare edhe në rrugën drejt “Topit të Artë”. Mbi të gjitha nëse do të triumfojë në Turqi, do të jetë një mes atij dhe Mesit që do ta fitojë. Në këtë rast, çmimi i “France Football” mund të quhet i dorëzuar që atë

mbrëmje. Një natë gjatë së cilës Kristiano Ronaldo do të barazonte edhe një tjetër rekord, që do ta bënte akoma më të rëndësishë­m atë të 6 trofeve të fituara, duke i bërë më me shumë peshë sesa ata që fitoi Gento. Sepse, ndërsa asi spanjoll triumfonte gjithnjë

me fanellën e Realit, sulmuesi portugez do të bëhej futbollist­i i dytë pas Klarens Sedorfit (fitoi me Ajaksin, Milanin dhe Realin) që triumfon në Champions me tri ekipe të ndryshme: Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventus. Ekzaktësis­ht e njëjta

gjë do të ndodhte edhe për “Topin e Artë”: duke e fituar me fanellën bardhezi, “CR6” do të bëhej jo vetëm futbollist­i që e ka fituar këtë trofe më shumë herë së bashku me Mesin, por edhe i vetmi që e ka bërë të tijin me tri fanella të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania