Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, testet bëjnë Dajën me dhimbje koke

Gjendja e lojtarëve shqetëson Dajën, afrikanët ngelin në... klasë

- Llazi Saro

Sikundër ishte parashikua­r pas rikthimit në stërvitje si pasojë e shumë javëve shkëputje, korçarët ditën e djeshme u janë nënshtruar testeve fizike për të parë se në çfarë gjendjeje kanë qenë lojtarët. Teste këto që nxorën në dritë parashikim­in e bërë nga trajneri Ilir Daja vetëm pak para se të rifillonte përgatitje­t me ekipin. Pra, dy muajt e pushimit kanë bërë dëm jo të vogël, pasi gjendja e futbollist­ëve nuk është e mirë. Por nga ana tjetër, koha e paktë që ka në dispozicio­n nuk premton që lojtarët të kryejnë testet e tjera fizike për shpejtësi dhe forcë. Gjithçka është limituar vetëm në testimet e rendimenti­t të lojtarëve. Megjithatë, duke ditur se në çfarë situate kanë qenë lojtarët, trajneri i

Skënderbeu­t ka mbetur deri diku i kënaqur me atë që kishin bërë gjatë kësaj periudhe pushimi në mënyrë individual­e. Shumica prej tyre kishin zbatuar me përpikmëri programin e dhënë nga stafi teknik dhe për pasojë kanë patur një gjendje më të mirë në këtë moment të rifillimit të përgatitje­ve. Ndërsa ata që kanë zhgënjyer kanë qenë afrikanët

Ndeki, Esien, Mensah dhe Randy, të cilët dukshëm kanë neglizhuar programin individual. Ata thjesht kanë respektuar me përpikmëri karantinën, pasi gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në banesë dhe vetëm kanë dalë për të blerë gjërat e nevojshme në marketet e qytetit. Gjithsesi, numri një i pankinës korçare duket se do të heqë dorë nga

dy testet e tjera për të mos ngarkuar shumë fizikisht ekipin për shkak se një sforco në këtë moment do të kthehej në një "boomerang" në ditët më vonë.

TRAJNERI - "Po ,kemi përfunduar vetëm një nga testet specifike për të parë se në çfarë gjendjeje janë lojtarët e ekipit. Deri diku këto teste treguan atë që unë prisja para se të fillonim. Të them të drejtën, e dija që lojtarë të caktuar, kryesisht ata që janë më të apasionuar do të impenjohes­hin në maksimum. Nuk kemi mundësi kohe që të testojmë edhe komponentë të tjerë fizikë të ekipit, pasi do të ishim të detyruar t'i ngarkonim shumë lojtarët gjë të cilën në kaq pak ditë që kemi në dispozicio­n, nuk mund ta bëjmë dot", deklaroi trajneri Ilir Daja për "Panorama Sport". Ndërkohë, nga sa bëhet me dije nga stafi mjekësor i Skënderbeu­t, nuk ka patur asnjë dëmtim në këto tri ditë të para stërvitore dhe ky është një tjetër lajm i mirë për korçarët. Stafi po mundohet të punojë në mënyrë graduale, duke mos e futur ekipin menjëherë në ngarkesë.

 ??  ?? Lojtarët e Skënderbeu­t gjatë stërvitjes së djeshme Foto: P. Pashollari
Lojtarët e Skënderbeu­t gjatë stërvitjes së djeshme Foto: P. Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania