Panorama Sport (Albania)

Gjyqi me qipriotët, Partizani 400 mijë euro

"Demat" arritën të heqin përgjegjës­inë në FIFA, ndëshkimi iu faturua Trepça'89 dhe nigerianit

- ILIR CARA

Klubet shqiptare shpeshherë e kanë pësuar me afrimin e disa lojtarëve të huaj, të cilët jo vetëm që nuk dhanë asgjë në fushë, por kanë shtuar edhe barrën financiare duke ndjekur procedurat gjyqësore në FIFA. "Panorama Sport" ka mësuar se një rast të ngjashëm ka kaluar thuajse edhe Partizani, i cili mund ta pësonte me një ndëshkim...

Klubet shqiptare shpeshherë e kanë pësuar me afrimin e disa lojtarëve të huaj, të cilët jo vetëm që nuk dhanë asgjë në fushë, por kanë shtuar edhe barrën financiare duke ndjekur procedurat gjyqësore në FIFA. "Panorama Sport" ka mësuar se një rast të ngjashëm ka kaluar thuajse edhe Partizani, i cili mund ta pësonte me një ndëshkim prej 400 mijë eurosh për afrimin e sulmuesit nigerian, Methju Bonifejs në merkaton e janarit të 2017ës. Sulmuesi nga pamja fizike të "merrte në qafë", por në fushën e lojës, për aq minuta sa u provua, la shumë për të dëshiruar, jo vetëm që nuk përmbushi pritshmëri­të, por i vuri edhe në një siklet gati dyvjeçar duke ndjekur dyert e gjykatave. Partizani u padit në FIFA nga Aris Limasol, me pretendimi­n se Bonifejs ka qenë nën kontratë me klubin qipriot dhe që është aktivizuat te "demat" pa lejen e tyre. Kështu që Aris Limasol e dërgoi çështjen në FIFA, ku kërkoi që Partizani t'i paguante një dëmshpërbl­im prej 400 mijë eurosh. Problemet e sulmuesit nigerian me klubin qipriot nisën që në verën e 2016-ës, ku ai nuk u federua dot te Skënderbeu për shkak të mosmarrëve­shjes me Arisin. Më pas u gjet një hapësirë dhe korçarët e huazuan Bonifejs në Kosovë te Trepça '89, por që u largua pas dy muajsh. Ndërsa Partizani gjeti akordin me Methju Bonifejs në prag të festave të fundvitit, duke ditur se ishte pa ekip dhe në janar nënshkroi kontratë me "demat".

E PËSON TREPÇA'89

Periudha kalimtare nga stërvitja verore te Skënderbeu dhe aktivizimi me Trepça'89 bënë që në fund Partizani të shpëtonte nga dëmshpërbl­imi që kërkonte klubi qipriot. Të kuqtë kanë vuajtur shumë për të shpëtuar nga ky proces gjyqësor

në FIFA, pasi procedurat kanë zgjatur rreth 2 vite. Aris Limasol e paditi Partizanin sikur të kuqtë i kishin rrëmbyer lojtarin që ishte nën kontratë me ta. Të kuqtë nuk kanë qenë në dijeni të së shkuarës së Bonifejs, pasi ai vinte nga kosovarët e Trepça

'89. Nga burime pranë klubit të kuq, "Panorama Sport" ka mësuar se pas shqyrtimit të çështjes në FIFA, klubi qipriot e ka fituar gjyqin, por edhe Partizani arriti ta hiqte përgjegjës­inë nga vetja. Përgjegjës­ia u mbeti kosovarëve të Trepça'89, të cilët

sulmuesin nigerian e morën si "dhuratë" nga Skënderbeu. Në përfundim të gjyqit është vendosur që Aris Limasol të dëmshpërbl­ehet nga klubi kosovar si dhe nga vetë lojtari, i cili ishte larguar pa leje nga Qipro. Gjithsesi, dëmshpërbl­imi për Aris Limasol pas gjyqit në FIFA do të jetë më i ulët sesa shifra që qipriotët kërkonin nga Partizani në fillim të procesit. Përveç të kuqve të kryeqyteti­t, i bie që të ketë shpëtuar pa u lagur në këtë rast edhe Skënderbeu, pasi për llogari të korçarëve erdhi Methju Bonifejs në verën e 2016-ës. Sipas kronologji­së së çështjes, i bie që më i ndëshkuari ka dali klubi nga Mitrovica që e mori në huazim nga Skënderbeu dhe e largoi pas dy muajsh.

 ??  ??
 ??  ?? Broja, Belica, Ferati dhe Mala duke luajtur basketboll nga Liqeni
Broja, Belica, Ferati dhe Mala duke luajtur basketboll nga Liqeni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania