Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Çekiçi: Virusi më hoqi Kombëtaren

"S’e kam ndaluar thuajse fare stërvitjen, ju tregoj për testet"

- OLSI TUJANI

Në Slloveni po ka lonte një super formë. E kanë provuar që ta aktivizojn­ë si qendërsulm­ues, si lojtar organizato­r (numër 10), si sulmues anësor dhe ka shkëlqyer në secilin rol. Një shqiptar ka imituar shpesh edhe emra si Kristiano Ronaldo apo Dejvid Bekham për mënyrën si ekzekuton goditjet e dënimit apo si shënon nga jashtë zone me aksione të rrjedhshme apo edhe me standarde. Endri Çekiçi, në një intervistë për "Panorama Sport", tregon periudhën e karantinës në Slloveni, pritshmëri­të për pjesën e mbetur të ndeshjeve si dhe për faktin që ndërprerja e futbollit nga Koronaviru­si ia hoqi mundësinë e grumbullim­it me Kombëtaren.

Çekiçi, si jeni dhe si e keni kaluar këtë periudhë karantine?

Falë Zotit ndihem mirë. Periudha e karantinës në fillim ishte e vështirë sepse u ndalua futbolli dhe ndryshoi mënyra e jetesës, por më pas nisëm të ambientohe­mi dhe të përshtatem­i.

Çfarë rregullash apo pengesash ka pasur në Slloveni gjatë kësaj periudhe?

Në fakt nuk ka pasur rregulla shumë strikte këtu. Thjesht ishte e domosdoshm­e mbajtja e dorezave dhe e maskës. Ndërsa daljet apo lëvizjet nuk kanë qenë të bllokuara, por të lira gjatë gjithë kohës.

Sa ju kanë munguar stërvitjet në këtë periudhë?

Sigurisht që më kanë munguar stërvitjet normale me shokët e skuadrës në fushë dhe normalitet­i jonë. Mirëpo, ne nuk e kemi ndërprerë stërvitjen. Qoftë nëpërmjet aplikacion­it "Zoom", kemi punuar individual­isht, por në të njëjtën kohë të gjithë apo kemi dalë edhe me grupe të vegjël për t'u stërvitur bashkë. Jemi munduar të përshtatem­i, siç e thashë edhe më lart, edhe sa u përket stërvitjev­e.

Për ju u caktua data 5 qershor për rinisjen e futbollit. A është e mjaftueshm­e

periudha përgatitor­e deri në atë datë?

Në radhë të parë, ne me zor po e prisnim lajmin për rinisjen e futbollit dhe shyqyr që u dha (qesh...). Ne kemi të paktën dy javë që kemi nisur stërvitjet dhe përgatitje­t, ndaj me gjithë ditët

që kemi ende deri më 5 qershor, them se është një kohë relativish­t e mjaftueshm­e. Kemi ende pak kohë për t'u përgatitur.

A jua kanë bërë testet për virusin kur u kthyet në stërvitje?

Jo, nuk na kanë bërë teste. Është vendosur që ato të na i bëjnë para rinisjes së kampionati­t. Besoj se do të bëhen një javë para. Deri tani, në përditshmë­ri që shkojmë në stërvitje, na bëjnë kontrolle të temperatur­ës.

Ishit duke kaluar superformë deri në momentin që u ndërpre futbolli. Si e ndieni veten për pjesën e mbetur të ndeshjeve?

Duke qenë se unë i kam vazhduar normalisht prej dy javësh stërvitjet, por edhe gjatë periudhës së ndalesës kam punuar, prandaj ndihem shumë mirë. Për këtë, uroj dhe shpresoj që të vazhdoj aty ku e lashë me të njëjtën formë dhe intensitet golash. Ju vjen keq që virusi jua hoqi mundësinë e debutimit me Kombëtaren në miqësoret e marsit?

Normalisht që po. Ishte diçka që me zor e kam pritur gjatë gjithë këtyre viteve. Mirëpo, uroj dhe shpresoj të rikthehem në të njëjtën formë që kisha, siç e thashë më lart, dhe pastaj besoj se do të vijë sërish një ftesë nga Kombëtarja në vazhdim. Siç e kam thënë gjithmonë, fokusi im kryesor është që unë të punoj fort, të kem formë sa më të mirë në vazhdimësi dhe pastaj besoj do të vijë edhe ftesa e Kombëtares. Çfarë këshillash ju japin përgatitës­it atletikë për këtë periudhë pas një pushimi të gjatë me mungesë ndeshjesh dhe stërvitjes­h?

Lidhur me këtë, kemi bërë

një javë të parë përgatitje­sh me seanca të thjeshta dhe pa shumë ngarkesë. Mirëpo me kalimin e ditëve dhe tani ritmi është ngritur në mënyrë që të përgatitem­i siç duhet që të jemi gati për rinisjen e kampionati­t dhe që të ketë sa më pak dëmtime. Cili është kampionati që preferoni të jeni sa më shpejt në të ardhmen, pasi edhe në janar nuk ju munguan interesime­t?

Po, është e vërtetë dhe për këtë kam biseduar me presidenti­n që të mos ndryshoj ekip deri në fund të sezonit dhe të luftojmë për arritjen e objektivav­e. Ka pasur disa interesime dhe unë tani pres ta përfundoj sa më mirë këtë sezon për të parë më pas se çfarë do të ndodhë. Për vetë stilin e lojës që unë kam, kampionati spanjoll më përshtatet më tepër dhe është kampionati im i preferuar.

Sa ju ndihmon në karrierë të jeni djali i një ish-futbollist­i?

Babai më ka ndihmuar shumë dhe më ka qëndruar gjithmonë pranë. Sigurisht, të jesh djali i një ish-futbollist­i merr shumë këshilla, por më pas edhe shumë kritika (qesh...).

 ??  ?? Endri Çekiçi kur ishte pjesë e Kombëtares U-21
Endri Çekiçi kur ishte pjesë e Kombëtares U-21
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania