Panorama Sport (Albania)

Nigeriani u stërvit me Skënderbeu­n në verën e 2016-ës

-

Methju Bonifejs erdhi fillimisht në Shqipëri për llogari të Skënderbeu­t në merkaton e verës së 2016-ës. Por për shkak të mosmarrëve­shjes me Aris Limasol, lojtari nuk u federua me korçarët. Sulmuesi nigerian u tentua nga Skënderbeu në merkaton e verës, ku edhe u përgatit për një kohë të shkurtër në rezidencën e klubit në Durrës, por nuk u federua dot me korçarët pasi nuk arritën të siguronin dokumentac­ionin e duhur për sulmuesin. Skënderbeu e huazoi Bonifejs në Kosovë te Trepça '89, me shpresën për ta rikthyer në merkaton e dimrit. Por, pas dy muajsh qëndrimi në Kosovë, sulmuesi nigerian u largua, pasi rezultoi i padobishëm. Ndërsa në janar të 2017-ës sulmuesi u afrua te Partizani për të mbushur boshllëkun që izraeliti Ben Azubel la pas largimit nga "demat e kuq". Duket qartë që korçarët kanë qenë të qartë për "rrezikun" që përmbante Bonifejs, ndaj nuk tentuan që ta bënin të tyrin në merkaton e janarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania