Panorama Sport (Albania)

"Dita e titullit me Partizanin, më e bukura në jetën time"

-

Në një prononcim të dhënë së fundmi për "SuperSport", mbrojtësi Labinot Ibrahimi pohoi se dita kur fitoi titullin me Partizanin ishte më e bukura në jetën e tij. Gjithashtu, u shpreh edhe për pengun e tij dhe të ardhmen. "12 maji i 2019-ës është data më e bukur për të gjithë njerëzit te Partizani. Të shpallesh kampion pas 26 viteve, është shumë e bukur. Për mua ajo do jetë data më e bukur e jetës sime. Të them drejtën, ndiej keqardhje që e shikoj Partizanin në këtë gjendje. Largimi? Pengu i vetëm ishte që të luaja atë ndeshjen e Superkupës, por u vendos shpejt e shpejt dhe nuk mund të bëja diçka tjetër pastaj. Rikthimi te Partizani? Për momentin jam i fokusuar te Prishtina. Ne jemi profesioni­stë dhe futbollit nuk i dihet. Do respektoj kontratën me Prishtinën, më pas do flas me drejtuesit e klubit ku jam. Nëse më jepet mundësia të rikthehem te të kuqtë, do e pranoja. Kjo është në dorën e drejtuesve, nuk është në dorën time", u shpreh Labinot Ibrahimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania