Panorama Sport (Albania)

Lojtarët e Partizanit i futen... basketboll­it

Kapiteni Alban Hoxha përgatitet në fushë me "trajner" special

- ILIR CARA Hoxha, stërvitje me djalin

Zbutja e pandemisë "COVID-19" ka bërë që përditshmë­ria e njerëzve, kryesisht e sportistëv­e, të kthehet aty ku ishte para 13 marsit, ku u vendos izolimi i popullatës. Më 18 maj futbollist­ët janë rikthyer në terrenet sportive, duke u stërvitur me grupin, por duke zbatuar edhe disa masa të protokolli­t shëndetëso­r të përpiluar nga instancat përkatëse. Slogani i periudhës së karantinës ka qenë: "frikë jo, kujdes po". Por kjo situatë mendohet të jetë e shkuar për të kuqtë e kryeqyteti­t, pasi slogani i vjetër është zëvendësua­r me të riun: "frikë jo, argëtim po". Futbollist­ët e Partizanit po mundohen të mendojnë vetëm të tashmen dhe këtë e tregojnë edhe fotot që ka siguruar "Panorama Sport" nga aktiviteti i tyre jashtë terrenit stërvitor. Disa futbollist­ë të skuadrës janë parë që gjatë pasdites të frekuentoj­në ambientin e Parkut të madh të kryeqyteti­t, madje duke mos u larguar nga aktiviteti sportiv. Disa nga futbollist­ët që vijnë nga trevat shqiptare jashtë vendit, si Egzon Belica, Rron Broja, Esat Mala dhe Besnik Ferati janë fokusuar nga aparati i fotoreport­erit sportiv Fred Hazizllari, duke luajtur basketboll për qejf. Duke ditur se një pjesë e lojtarëve janë të akomoduar në hotelin e klubit pranë Kodrave të Liqenit, disa aktivitete sportive, si vrapime, aerobi apo lojëra me dorë i kryejnë pranë këtij ambienti.

Monotoninë e krijuar nga karantina 66-ditore futbollist­ët e Partizanit po mundohen ta thyejnë edhe me familjarët e tyre duke i bërë pjesë edhe të seancave stërvitore, të cilat kanë nisur në terren së bashku me grupin që nga dita e hënë. Portieri i Partizanit dhe i ekipit kombëtar në një nga seancat e para të kësaj jave është stërvitur me një "trajner" tepër special në stërvitje. Bëhet fjalë për djalin e tij të vogël, Beko, i cili ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të Partizanit, duke u argëtuar me babain e tij. Fotot i ka bërë publike vetë kapiteni i kuq në profilin e tij zyrtar në "Instagram".

 ??  ??
 ??  ?? Alban Hoxha me djalin në stërvitje
Alban Hoxha me djalin në stërvitje
 ??  ?? Broja, Belica, Ferati dhe Mala due luajtur basketboll
Broja, Belica, Ferati dhe Mala due luajtur basketboll

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania