Panorama Sport (Albania)

Ja shtatë lojtarët që do të mungojnë në javën e 27-të

-

Në pritje për të mësuar zyrtarisht se kur mund të rikthehet të luhet sërish futboll në Shqipëri, "Panorama Sport" zbulon se 7 lojtarë në 6 klube të Superiores janë të detyruar të pushojnë më shumë se të tjerët. Bëhet fjalë, për shkak të pezullimev­e prej kartonëve të verdhë, pikërisht për ata futbollist­ë që kanë plotësuar numrin katër të tyre. Flamurtari ka dy lojtarë si Olsi Gocaj dhe Kreshnik Nebihu, ndërsa ekipe si Partizani, Kukësi, Vllaznia, Skënderbeu dhe Bylisi janë të detyruar të humbasin shërbimet e vetëm një futbollist­i për javën e 27-të. Janë emra si Uilliam Melo, Erhun Obanor, Behar Ramadani, Jorgo Meksi dhe Stivian Janku. Java që nuk u luajt për shkak të emergjencë­s në vend, rezervonte pikërisht këto çifte: Partizani-Skënderbeu, Kukësi-Luftëtari, Bylisi-Tirana, Laçi-Teuta dhe Flamurtari-Vllaznia. Pas rikthimit, të vetmet skuadra që nuk kanë lojtarë të pezulluar me kartonë janë Tirana, Laçi, Luftëtari dhe Teuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania