Panorama Sport (Albania)

Shansi për Europën

-

Më 3 qershor pritet që të rinisë kampionati i Kategorisë Superiore. 10 ndeshjet e mbetura kanë shumë rëndësi për kampionët të fuqi, pasi për momentin Partizani është jashtë çdo objektivi për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës. Të kuqtë, të eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, pas 26 javësh kampionat ndodhen në vendin e gjashtë, duke qenë 15 pikë larg Tiranës kryesuese. Titulli duket i pamundur, ndaj për të shkuar në Europë minimalish­t duhet synuar vendi i tretë, vetëm katër pikë larg, që është shansi i vetëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania