Panorama Sport (Albania)

Kola: Musta nxirr emrat, Tirana e meritoi titullin

-

Agustin Kola nuk është dakord me Perlat Mustën për sa i përket sezonit të vitit 1989, kur Tirana u shpall kampione. Për "Panorama Sport", mes të tjerash, Kola u shpreh: "Po si mund të thuash që Tirana është favorizuar? Po ç'janë këto tani? Perlati dhe disa të tjerë nuk kaluan testet. Por nëse i kanë dënuar siç pretendon, atëherë ka më shumë shanse që motivi të ketë qenë për shkak të incidentev­e që patën ndodhur më parë në ndeshjen kundër Benfikës në Kupën e Kampioneve. Ai sistem ishte dhe ashtu vepronte. Por kjo nuk ka lidhje as me normat dhe as me ndonjë preferencë të atij sistemi. Nuk u shpikën normat pra. Çdo vit ne bënim norma dy herë. Ashtu funksionon­te futbolli. Atë vit u bënë tri herë sepse u ndryshua edhe formula e kampionati­t. Në norma ka ngelur edhe i ndjeri Vasillaq Zëre, që ishte një futbollist i jashtëzako­nshëm. Duhet të dini se Tiranës nuk i kanë falur kurrë asgjë atëherë. Është fituar gjithçka me djersë, me mund dhe me një skuadër e staf të shkëlqyer. Të thuash që lojtarët e Partizanit paskan qenë të persekutua­r dhe ne të Tiranës merrnim shtëpi dhe ishim të privilegju­ar, kjo nuk është aspak e vërtetë. Partizani kishte gjithë Presidiumi­n me vete dhe kanë qenë më të privilegju­ar sesa ne, nëse i analizon gjërat me detaje. Këtë e dinë të gjithë. Ne jemi regjistrua­r në shkollë sepse i kemi marrë normat me këmbët tona. Nnëse dikush nuk regjistroh­ej dot tek Instituti i Fizkulturë­s, kjo ndodhte se nuk kaloje dot testimet dhe jo sepse luaje me Partizanin, Tiranën apo ndonjë klub tjetër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania