Panorama Sport (Albania)

Ish-presidenti i Gallatasar­ajit padit për mashtrim Idrizin

Ka kërkuar për llogari të “Air Albania”-s 3.5 mln dollarë

-

Telashe për Sinan Id rizin. Një skandal i madh ka shpërthyer në Turqi nw lidhje me kompaninë ajrore “Air Albania”, ku partner kryesor është edhe administra­tori i Flamurtari­t. Ai është paditur për mashtrim nga ish-presidenti i Gallatasar­ajit, Adnan Polat. Ky i fundit ka dorëzuar në Prokurorin­ë e Stambollit një kallëzim penal për numrin një të klubit të kuqezinjve. Kanë qenë mediat turke që kanë zbardhur gjithçka, ndërsa dje shkruanin se Sinan Idrizi i ka kërkuar para biznesmeni­t në fjalë për të blerë një kompani nafte në vendin tonë, kontratë e cila nuk është përmbushur kurrë. Në shkrimin e medias turke “Hurriyet” mes të tjerash thuhej: “Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ish-president i Gallatasar­ajit, është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, i cili është dhe presidenti i ‘Polat Grup’, ka

Faksimile e lajmit të mediave turke për padinë ndaj Sinan Idrizit

dorëzuar në Prokurorin­ë e Stambollit një padi penale me pretendimi­n se kompania e Sinan Idrizit, ‘Air Albania’, i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani nafte, por kontrata nuk është përmbushur”. Raportohet se administra­tori i Flamurtari­t ka pasur një

takim me biznesmeni­n turk dhe i kishte thënë se një kompani, e quajtur “Global Fluids Internatio­nal”, po bënte një biznes shumë fitimprurë­s në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blinte kompaninë. Në padi thuhet se Idrizi i kishte thënë biznesmeni­t se kompania

shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej, atëherë kjo garanci do të kthehej. Polat kishte përgatitur një projektmar­rëveshje për blerjen e aksioneve në nëntorin e 2016ës. Pas kontratës, Idrizi ka thënë se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës. Kështu, Polat kishte dërguar tarifën e parapagimi­t në llogarinë e biznesmeni­t pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar. Idrizi i kishte telefonuar turkun për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. E megjithatë, pas zgjedhjeve të 2017-ës shitja nuk u realizua. Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e parave dhe anulimin e kontratës së shitjes. Idrizi nuk kishte pranuar, ndaj biznesmeni e ka paditur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania