Panorama Sport (Albania)

Llogaritë, Laçi do gjashtë pikë në start

-

Laçi nuk po ndalet. Që prej të hënës, përgatitje­t në radhët e kurbinasve vazhdojnë me intensitet të lartë. Koha deri në rinisjen e kampionati­t është realisht e shkurtër, e megjithatë bardhezinj­të nuk e kanë në plane që të “qahen”. Për këtë motiv, i janë futur me kokë punës. Ata duan që të rifitojnë gjendjen fizike deri më 3 qershor, kur zyrtarisht do t’u duhet të kthehen në fushë pas pushimeve më shumë se dymujore. Veç përkushtim­it dhe kujdesit në seancat stërvitore, të besuarit e Armando Cungut nuk kanë lënë pas dore as llogaritë. Duhet thënë që kalendari i favorizon në pak, edhe pse ngjeshja do të bëjë të vetën. Java e 27-të dhe 28-të i gjen në shtëpi. Respektivi­sht do të presin Teutën dhe Vllazninë, ndaj kanë shansin që me një 6pikësh të plotë të fitojnë moralin e duhur para se të nisë “malorja” dhe të përcaktohe­n verdiktet finale për zonën “Euro”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania