Panorama Sport (Albania)

Çfarë tha braziliani

-

Visente de Paula Mercedes shpërthen në akuza ndaj Bylisit. Braziliani pretendon se është mashtruar, ndërsa në një deklaratë të dhënë për mediat e vendit të tij reklamoi se kishte 4 muaj pa u paguar: “FSHF na dha 250 euro rrogë, por me këtë është e pamundur të mbijetosh. Një lojtar me një fëmijë e ka të pamundur, pasi duhet t’i dërgojmë para familjes. Kur erdha në Ballsh, situata ishte shumë ndryshe nga sa më thanë. Vazhdova të luaj e të stërvitem. Kërkova që të lihesha i lirë, por nuk ia dola. Nuk jam i qetë mendërisht”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania