Panorama Sport (Albania)

Reagon Sinani: Në gjyq do të dalë e vërteta

“E kam paditur edhe unë këtë zotërinë, tani të shohim”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi hedh posh të akuzat për masht rim që vijnë nga Turqia, madje hapur e thotë se lajmet e publikuara janë që të gjitha të sponsorizu­ara. Administra­tori i Flamurtari­t, i cili një njëherësh është dhe aksioner në kompaninë e fluturimev­e “Air Albania”, ka reaguar direkt në lidhje me padinë e ngritur nga ish-presidenti i Gallatasar­ajit, Adnan Polat. Biznesmeni i njohur turk pretendon se është mashtruar në Shqipëri prej kreut të klubit të kuqezinjve. Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport”, administra­tori i Flamurtari­t konfirmon se me Adnan Polatin është në gjyq për blerjen e një kompanie. Por nuk e lë më kaq, pasi saktësoi se edhe ai e ka kallëzuar biznesmeni­n në fjalë, por pa dhënë detaje të mëtejshme për këtë çështje. Numri një i klubit vlonjat thekson se edhe ai tashmë po pret vendimin e gjykatës dhe më pas do ta bëjë atë publike për mediat. E megjithatë, shpreh keqardhjen që nuk u pyet për asnjë moment para se lajmi të pushtonte dje mediat. “Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie. Të dyja palët jemi në gjyq. Kur të marrë vendimin gjyqi, do të marr edhe pjesëtarët e shtypit dhe të vijnë ta shikojnë. E kuptoni, kemi një marrëdhëni­e në gjyq, hajde ta shikojmë. Çudia më e madhe është se këtu nuk pyet njeri. Çudia më e madhe është se sot (dje), e kanë dhënë mediat turke. Është një lajm i sponsorizu­ar, ndaj e kanë bërë. Ai që e ka bërë ka bërë detyrën e tij, tani do të shkojmë në gjyq me këtë zotërinë dhe të shohim të vërtetën. Kam hapur unë çështje penale sot, nuk kanë hapur ata. Secila palë ka marrë avokatët e saj. Tani kemi një gjyq dhe ta shikojmë tani se çfarë do të vendoset.

Nejse, për hajër na qoftë, për hajër”, përfundon Idrizi. Sipas mediave turke, administra­tori i Flamurtari­t i ka kërkuar 3.5 milionë euro Adnan Polatit, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri, e cila kishte vlerën e 17 milionë eurove.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania